Set Siena Jorgan & Jastëk V4 Dormeo
- Më shumë
- Detajet e produktit
- Të dhëna teknike
- Më shumë
-
Seti Siena V4 jorgan dhe jastëk dizenjuar në mënyrë speciale për një gjumë të qetë gjatë gjithë vitit. Jastëku është i përshtatshëm për çdo pozicion gjumi. Ju mund të rregulloni lartësinë dhe fortësinë sipas dëshirës. Seti lahet në 60°C, i disponueshëm në dy përmasa.Më shumë
- Detajet e produktit
-
Flini si mbi re me setin Siena
Seti Dormeo Siena Jorgan & Jastëk shumë praktik dhe i rehatshëm për një gjumë të mirë gjatë gjithë vitit. Jorgani dhe jastëku janë me material shumë të butë dhe mikrofibra të avancuara për t'ju ofruar sa më shumë rehati për vite me rradhë. Jastëku është në përmasë 50x70 cm dhe ka formë klasike, i përshtatshëm për çdo pozicion gjumi. Jorgani është i lehtë dhe i ngrohtë, me mikrofibra Wellsleep® dhe lehtësisht i ajrosshëm.
Materiale të avancuara për më shumë rehati
Jorgan dhe jastëku Dormeo Siena janë me mikrofibra të buta Softdream të cilat janë të forta, thahen shpejt dhe janë shumë rezistente. Falë këtij materiali jorgani dhe jasteku do të ruajnë formën e tij, ngjyrën dhe strukturën dhe ju do të shijoni këtë rehati për një kohë të gjatë.
Jorgan dhe jastëk i përshtatshëm për këdo
Mbushja e jorganit dhe jastëkut është e përbërë me mikrofibra të avancuara Wellsleep® që i bëjnë të butë dhe të ajrosshëm lehtësish. Jorgani mund të përdoret gjatë gjithë vitit, madje edhe në vere. Gjithashtu jastëku është me zinxhir dhe ju mund të rregulloni lartësinë dhe fortësinë e tij duke hequr ose shtuar mbushjen e tij, i përshtatshem për çdo pozicion gjumi: me shpine, anash ose me bark.
Rehati maksimale
Seti Siena ka një qepje në formë zig-zag. Qepja gjithashtu është e pasuruar me mikrofibra të avancuara Wellsleep® të cilat e bejnë sipërfaqen e këtij seti shumë të butë dhe të këndshme në prekje. Përveç kësaj, qepja në formë zig-zag parandalon mbledhjen dhe ngjeshjen e materialit në cepat e jorganit. Seti është i disponueshëm në 2 përmasa : jorgani 140x200 cm + 1 jastëk dhe jorgani 200x200 cm + 2 jastëk.
Praktik dhe lehtësi në larje
Jorgani dhe jastëku mund të lahen në 60°C - kështu ju do të flini në një ambjent të freskët dhe të pastër. Falë materialeve cilësore, jorgani thahet shpejt, por gjatë tharjes shkundeni mirë disa here që të mos mblidhet.
- Të dhëna teknike
-
Linja Dormeo Comfort Programi Dormeo Fjetja