Nuk keni produkte në shportë

Provo

Historia e Top Shop

Ishte e enjte, data 6 qershor 1996, per shume njerez, thjeshte nje dite normale pune...

... por për disa, që punonin në Studio Moderna në atë kohë, ishte fillimi i një historie e cila do të tejkalonte të gjitha pritshmeritë ajo e marketingut direkt. Historia filloi me një spot të shkurtër në një televizion Slloven Pop TV dhe një reklamë në një gazetë për produktin Jastëk Contur.

Me kalimin e viteve ne u bëmë të njohur për tregtimin e produkteve të cilat ndihmojne per nje jetese me te mire apo edhe per produktet unike te cilat sot e kësaj dite ndodhen në shumë shtëpi - e disa prej tyre janë bërë edhe tema diskutimi si pasojë e spoteve në TV...

A ju kujtohet ndonjë prej tyre?

  • Dry Cooker

  • Christmas Singing Wreath

  • Boogy Fish

  • Singing Bird Clock

  • Power Juicer

  • H20

Me produktet tona inovative ne u bëmë udhëheqës për një mënyrë jetese të shëndetshme:

  • Tigani yne Dry Cooker nxiti njerëzit të shijonin ushqime të shëndetshme me më pak yndyre dhe plotë shije.
  • Shtydhësja e famshme Power Juicer kontribuoi në kulturën e konsumimit të lëngjeve natyrale të frutave.
  • Fshesa H2O ndryshoi mënyrën e të menduarit të shumë njerëzve që nuk kanë pse të përdorin kimikate të dëmshme për pastrim, por mund të pastrojnë me avull
  • Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja, Boogie Fish

Dhe ky ishte vetëm fillimi.

Më shumë se 1000 produkte, më shumë se miliona histori

Vitet kalojnë dhe ne vazhdojmë të punojmë shumë për t'ju sjellë proudukte interesante në TV.

Ne jemi të lumtur që kemi sjellë në shtëpitë tuaja më shume se 1000 produkte të ndryshme dhe jemi një nga pesë kompanite më të mëdha të shitjeve direkte në botë.

Sot, Top Shop është një nga markat e mirënjohura për spotet televizive dhe produktet unike të cilat nuk mund ti gjeni në vende të tjera.

Top Shop Sot – dhe Top Shop në të Ardhmen

Vizioni jonë është të bëhemi një shitës i besueshëm, duke ofruar klientëve tanë eksperiencen më të mirë të blerjes që ata mund të gjejnë, pamvarësisht ku e kryejnë blerjen.

Ne jemi këtu për një arsye – për të bërë më të lehtë jetën tuaj. Kjo është arsyeja e zgjimit çdo mëngjes dhe arsyeja që jemi këtu për më shumë se 20 vite.

Ne shpresojmë të qëndroni me ne dhe të na lejoni t'ju sjellim sa më shumë lumturi në jetën tuaj.

Ekipi Top Shop