Tavë Delimano

- Më shumë
- Detajet e produktit
- Më shumë
-
Tavë Delimano është zgjidhja perfekte për çdo kuzhinë. Me një dizajn praktik dhe material cilësor, ajo ju lejon të gatuani, të ruani ushqimin në frigorifer apo ta ngrohni sërish – të gjitha me të njëjtën enë. Mund te perdoret ne furre, mikrovale, air fryer dhe frigorifer. Ideale për gatime të shijshme, të shëndetshme dhe pa rrëmujë!Më shumë
- Detajet e produktit
-
Enë pjekjeje qelqi me cilësi premium
Tava e qelqit me veshje jo ngjitëse është plotësisht rezistente ndaj gërvishtjeve dhe goditjeve, shumë e qëndrueshme dhe e ruan nxehtësinë më gjatë se metali. Kjo e bën atë të përsosur edhe për servirje, duke e mbajtur ushqimin të ngrohtë më gjatë. Falë dizajnit të saj, është një shtesë mahnitëse për çdo tavoline dhe të përshtatshme për të shërbyer ushqimin tuaj me stil.
Veshja jo ngjitëse siguron sipërfaqe të lëmuar dhe të barabartë që parandalon ngjitjen e ushqimit dhe siguron çlirim të shkëlqyeshëm. Veshja jo ngjitëse mundëson gatimin me pak yndyrë, thjesht e përsosur nëse doni të ushqeheni shëndetshëm dhe të monitoroni marrjen e kalorive. Përmasa e tavës është 20x17x6 cm.
Nga frigoriferi në furrë, nga furra në tryezë
Tava Delimano është rezistente si ndaj të ftohtit ashtu edhe ndaj nxehtësisë, kështu që ju mund ta transferoni ushqimin tuaj direkt nga frigoriferi në mikrovalë, furrë ose air fryer – perfekte për ngrohjen e ushqimeve qe kane tepurar nga vakti i mëparshëm.
Pas gatimit, thjesht mund ta lani me ujë të bollshëm ose në pjatalarëse. Mund ti fshini me një leckë të thatë.