Çantë sportive Dormeo Go Dormeo
                            - Më shumë
 - Detajet e produktit
 - Informacione Shtesë
 
- Më shumë
 - 
                        Çantë shpine Dormeo GO praktike, komode, rezistente. Organizo çdo udhëtim me stil dhe funksionalitet maksimal! Ndarje e veçantë për këpucë apo rroba të lagura, hapësirë e bollshme me 36.6 L kapacitet & xhepa organizues, formë ergonomike e shpinës & rripa të mbushur për komoditet maksimal, ventilim i avancuar Air-X-System kundër djersitjes, material kundër ujit dhe papastërtive.Më shumë
 - Detajet e produktit
 - 
                        
Çantë sportive Dormeo Go
Transportoni dhe ruani me lehtësi të gjitha sendet tuaja me çantën sportive Dormeo GO. Në ndarjen e poshtme mund të vendosni një palë atlete apo këpucë. Ky xhep është i ndarë nga ndarja kryesore për të mbajtur veç rrobat e lagura sportive ose këpucët nga sendet e tjera. Ndërkohë, ndarja kryesore me disa xhepa organizues ndihmon që gjithçka të jetë e sistemuar dhe në rregull.
Xhepat anësorë me rrjetë janë të përshtatshëm për shishe uji, për t’ju mbajtur të freskët dhe të hidratuar gjatë gjithë ditës.
Forma anatomike e shpinës dhe rripat e mbushur sigurojnë komoditet gjatë mbajtjes. Ventilimi efektiv kundër djersitjes sigurohet nga materiali i avancuar me strukturë rrjete Air-X-System.
Çanta është prodhuar nga material i veçantë që reziston ndaj ujit dhe papastërtive.

 - Informacione Shtesë
 - 
                        
Info rreth produktit:
- Pjesa e jashtme: 100% poliester
 - Pjesa e brendshme: 100% poliester
 - Përmasat: 47 x 34 x 23 cm
 - Vëllimi: 36.6 L
 - Pesha: 0.8 kg
 - Mirëmbajtja: Larje me dorë
 
 
                            
                        

