Nuk keni produkte në shportë

Provo

A mund ta largojë koronavirusin e ri pastrimi me avull?

A keni fshesë me avull në shtëpi? Nëse po, atëherë ju e dini se sa efektive dhe shumë përdorimshe janë ato dhe bëjnë gjithçka në shtëpinë tuaj të shkëlqejë nga pastërtia. Por këto ditë, shqetësimi ynë kryesor mbetet nëse shtëpia jonë është pastruar nga mikrobet/viruset e ndryshme. Me siguri po e pyesni veten nëse pastrimi me avull iu ndihmon ta asgjësoni koronavirusin e ri? Ne kemi bërë disa kërkime dhe mëposhtë iu sjellim të gjitha përgjigjet.

A keni fshesë me avull në shtëpi? Nëse po, atëherë ju e dini se sa efektive dhe shumë përdorimshe janë ato dhe bëjnë gjithçka në shtëpinë tuaj të shkëlqejë nga pastërtia. Por këto ditë, shqetësimi ynë kryesor mbetet nëse shtëpia jonë është pastruar nga mikrobet/viruset e ndryshme. Me siguri po e pyesni veten nëse pastrimi me avull iu ndihmon ta asgjësoni koronavirusin e ri? Ne kemi bërë disa kërkime dhe mëposhtë iu sjellim të gjitha përgjigjet.

Sa rezistent është në të vërtetë koronavirusi i ri?

Në të vërtetë, koronavirusi ende vazhdon të mbetet një lloj misteri, sepse është shfaqur para pak kohe. Shkencëtarët po zbulojnë dhe gjejnë të dhëna të reja çdo ditë, ato përditësohen në çdo kohë, ajo që ishte e vërtetë dje, mund të mos jetë sot.

Sidoqoftë një gjë dihet me siguri: koronavirusi i ri është shumë rezistent dhe mund të qëndrojë për një kohë të gjatë në sipërfaqe. Ende nuk dihet se sa, pasi gjatësia e kohës varet prej sipërfaqes në të cilin ndodhet virusi.

Po ashtu, vetëm higjena dhe pastrimi i rregullt i duarve nuk është i mjaftueshëm. Sigurisht, është hapi i parë dhe më i rëndësishëm, por duhet kushtuar rëndësi të veçantë edhe sipërfaqeve të tjera në shtëpi, në të cilat virusi mund të bie lehtësisht nëse nuk jeni të kujdesshëm. Prandaj, edhe pastrimi i sipërfaqeve të ndryshme në shtëpi sot ka më shumë rëndësi.

Por, sa mund të ndihmojë pastrimi me avull?

Siç e thamë edhe më lart, koronavirusi i ri vazhdon të jetë mister, por shumë institucione të ndryshme në botë rekomandojnë po ashtu pastrimin me avull, si një nga metodat për të dezinfektuar dhe për të luftuar virusin e ri Covid 19. Pra, përgjigja është PO, pastrimi me avull iu ndihmon të luftoni koronavirusin nga sipërfaqet e shtëpisë suaj.

Por si? Tashmë dihet se temperatuara e lartë është jashtëzakonisht efektive kur bëhet fjalë për largimin e baketereve dhe viruseve të ndryshme. Dhe padyshim, pastrimi me avull është pastrim me temperaturë të lartë. Prandaj, disa eskpertë besojnë se pastrimi me avull mund të ndihmojë në asgjësimin e koronavirusit të ri.

Mikrobiologu Jason Tetro thotë se temperatura më e lartë se 77 °C është mënyra më e mirë për t'i asgjësuar bakteret dhe visuset. Dhe sigurisht, temperatura e avullit është më e lartë se aq.

Çfarë mund të pastrojmë me avull?

Pothuajse gjithçka! Nëse ju tashmë e keni një fshesë me avull, ju e dini se sa funskionale dhe shumë përdorimëshe është ajo. Pastrimi me avull është shumë i nevojshëm, sidomos në këto ditë, ku na siguron pastërti të plotë në çdo cep të shtëpisë, dhe në sipërfaqet e veshtirë që nuk mund t'i pastrojmë në mënyra të tjera.

Sipërfaqet si dyshemeja, mobiljet, padyshim mund të pastrohen me ujë dhe detergjent, po ashtu të dezinfektohen nëse është nevoja, por sipërfaqet e buta dhe jo të rrafshta, nuk janë të përshtatshme për t'u pastruar në këtë mënyrë. Ja pse pastrimi me avull është i domosdoshëm: sepse ju mundëson t'i pastroni lehtësisht dhe tapete, perdet, divanin, karriget, dyshekun, madje dhe rrobat tuaja, të cilat mund të bartin ndonjë virus.

Si duhet të bëhet pastrimi?

Këto ditë duhet të pastrojmë pak më shpesh. Kur pastroni me avull fshesën duhet ta mbajmë pak më gjatë në sipërfaqet që po pastrojmë. Rekomandohet që në temperaturën 70 °C, sipërfaqet të pastrohen për 5 minuta, kurse në temperaturë 70 °C, për një minutë.

Mbrojtje natyrale për të gjithë familjen

Pastrimi me avull ka edhe një dobi të rëndësishme: është plotësisht natyral dhe i padëmshëm. Detergjentet dhe dezinfektuesit e tjerë mund të përmbajnë kimikate dhe të lënë aroma të padëshiruara në shtëpinë tuaj. Përveç të tjerash, duhet të keni kujdes që fëmijët të mos kenë kontakt me këto mjete të pastrimit. Por me fshesën me avull, nuk do ta keni më këtë shqetësim!