Nuk keni produkte në shportë

Provo

9 gjëra që duhet ti pastroni më shpesh këto ditë dhe mund ti keni harruar

Çfarë bëjmë këto ditë sapo kthehemi në shtëpi? E thjeshtë, lajmë dhe dezinfektojmë duart. Por, vetëm kjo nuk mjafton. Për tu mbrojtur sa më shumë prej coronavirusit, ju duhet të bëni të njëjtën gjë dhe më sendet e tjera që i përdorni shpesh. Mos të harrojmë që ky virus qëndron me ditë në disa sipërfaqe duke ju rrezikuar shëndetin në çdo kohë. Përveç duarve, janë dhe këto 9 sende që vazhdimisht i prekim me duar. Mbase i harroni shumicën e kohës, por pikërisht këto sende duhen pastruar më së shpeshti.

Çfarë bëjmë këto ditë sapo kthehemi në shtëpi? E thjeshtë, lajmë dhe dezinfektojmë duart. Por, vetëm kjo nuk mjafton. Për tu mbrojtur sa më shumë prej coronavirusit, ju duhet të bëni të njëjtën gjë dhe më sendet e tjera që i përdorni shpesh. Mos të harrojmë që ky virus qëndron me ditë në disa sipërfaqe duke ju rrezikuar shëndetin në çdo kohë. Përveç duarve, janë dhe këto 9 sende që vazhdimisht i prekim me duar. Mbase i harroni shumicën e kohës, por pikërisht këto sende duhen pastruar më së shpeshti.

Çelësat

Çelësat zakonisht i mbani në xhep dhe nuk kanë kontakt me jashtë, por kur i përdorni për ta hapur derën, ju mund ti bartni të gjitha papastërtitë e mundshme, ndoshta dhe coronavirus mund të jetë aty. Prandaj, sapo të hyni në shtëpi, duhet t'i pastroni dhedezinfektoni edhe çelësat.

Kuleta

Kuleta konsiderohet ndër gjërat më të papastërta dhe në rrethana normale, pasi ne e përdorim atë shpesh gjatë ditës, e nxjerrim dhe e lëmë kudo. Ajo merr shumë papastërti sidomos kur bëjmë pazaret, pasi prekim paratë, i nxjerrim dhe i vendosim në të. Prandaj, është mirë ta pastroni posa të vini në shtëpi (si dhe kartat bankare, nëse i keni përdorur).

Celulari

A e dini se një telefon celular ka mesatarisht më shumë mikrobe se sa një tualet i zakonshëm? Qoftë kjo mit apo e vërtetë, një gjë është e sigurtë: telefoni juaj mund të jetë një bartës i  koronavirusit, pasi ai përdoret shumë shpesh gjatë ditës dhe sidomos në vende publike ku duart nuk i kemi të lara. Sigurisht, ju nuk mund ta pastroni telefonin me sapun, por kujdesuni ta fshini me ndonjë pecetë të lagur me dezinfektues.

Çelësi i dritës

Sapo të hyni në shtëpi, ndër gjërat e para që bëni është ndezja e dritave. Në këtë mënyrë, ju i bartni mikrobet e mundshme nga jashtë në çelësin e dritës. Kështu që kujdesuni ti pastroni vazhdimisht butonat për ndezjen/fikjen e dritës, nëse i keni prekur me duar të papastra.

Perdet

Gjatë ditës ju i hapni dhe i mbyllni vazhdimisht perdet. Sidomos nëse keni dalë në mëngjes herët për pazaret, kur ktheheni i hapni që të futen rrezet e diellit. Nëse e bëni këtë veprim pa i dezinfektuar duart, dhe perdet duhet të dezinfektohen vazhdimisht. Kuptohet që nuk mund ti lani përditë, por mund të përdorni një fshesë me avull ose hekur.

Dorezat e dyerve dhe dritareve

Para se të hyni në shtëpi, gjëja e parë që do të prekni, është doreza e derës. Sigurisht, nuk mund ti pastroni duart pa hyrë brenda, por kujdesuni ta dezinfektoni dorezën pasi të keni pastruar duart. Do ishte mirë që ta bënit dhe me dorezat e tjera në shtëpi.

Rubineti dhe kutia e sapunit

Para se të lani duart, ju do të hapni cezmën dhe do të shtypni kutinë e sapunit. Prandaj dhe këto sipërfaqe duhet të pastrohen pasi të mbaroni punë patjetër.

Rrobat

Kur dilni jashtë, me siguri mundoheni të shmangni kontaktin me duar, dhe ndonjëherë dyert i hapim me ndonjë pjesë të trupit. Në këtë mënyrë, ka mundësi që ndonjë virus i mundësh të jetë ngjitur në rrobat tuaja. Gjithashtu dimë që coronavirus mund të qëndroj gjatë në këtë sipërfaqe. Prandaj, sigurohuni që sapo të hyni në shtëpi, t'i ndërroni edhe rrobat, dhe mundësisht t'i lani në temperaturë së paku 60 gradë celcius. Nëse janë rroba që nuk mund të lahen në temperaturë të lartë, dezinfektoni me anë të ndonjë avulluesi.

Lodrat

Nëse keni fëmijë në shtëpi, sigurisht keni edhe lodra. Duhet t'i kushtoni shumë rëndësi pastrimit të lodrave të tyre, sidomos nëse i kanë përdorur jashtë shtëpisë. Rrini në shtëpi dhe mbani higjenën.