Nuk keni produkte në shportë

Provo

Jeni gati për Black Friday?

Black Friday, dita e “pazarit të fundit”, është shumë afër. Dita e cila shënon jo-zyrtarishtë fillimin e periudhës së blerjeve të krishlindjeve dhe një mundësi fantastike për të përfituar nga zbritjet dhe ofertat ekstreme. Jeni gati për Black Friday?

Çfarë është Black Friday?

Black Friday është dita pas ditës së falenderimeve në Amerikë dhe është të premten e katërt të muajit nëntor. Këtë vit fillon më datë 24 nëntor kështu që keni akoma kohë për tu bërë gati për këtë ditë të çmendur.

Black Friday shënon ditën e fillimit të blerjeve për krishtlindje dhe është dita më e ngarkuar e blerjeve gjatë vitit. Uljet drastike, blerjet  e mëdha janë arsyet pse shumë njerëz shpenzojnë gjithë ditën duke vrapuar nga një dyqan në një tjetër për të blerë.

Në disa vende të Amerikës, Black Friday është në fakt një ditë zyrtare feste, ndërsa në vende të tjera zakonisht njerëzit marrin leje nga puna që të kenë mundësi ta kalojnë gjithë ditën nëpër dyqane dhe qendra tregtare.   

Pse quhet kështu?

Edhe pse ky emër është përdorur gjatë krizes financiare në vitin 1869, festival i blerjeve  nuk ka të bëjë me të. Në fakt ka dy teori mbi prejardhjen e këtij emri.    

E para thotë se ky emër, Black Friday, është përdorur për të përshkruar trafikun e rënduar të këmbësorëve dhe automjeteve i cili ndodh atë ditë. Teoria e dytë pohon se ky emër vjen nga llogaritë e bizneseve. Humbjet shënoheshin me bojë të kuqe ndërsa fitimet me bojë të zezë dhe mëqenëse blerjet gjatë të premtes së zezë kanë qenë gjithmonë shumë të larta atëherë ato konsiderohen si fitim.   

Çfarë ndodh në këtë ditë?

Sigurisht që blerje – por blerjet e kësaj ditë nuk janë si ato të zakonshmet. Vitë më parë  “Black Friday” fillonte kur hapeshin dyqanet, por në ditët e sotme dyqanet ndonjëherë hapen që në mesnatë, për t'i dhënë mundësi blerësve të kalojnë 24 orë duke blerë. Disa të tjerë e nisin në ditën e enjte që quhet ndryshe e enjtja e zezë ose ndonjëherë e enjtja gri. 

Por kjo nuk është e mjaftueshme për blerësit, pasi ata presin në rradhë të gjata për të kapur të parët zbritjet e çmenduara. Sulmet, grindjet, madje edhe të shtënat janë bërë pjesë e këtij festivali blerjesh në SHBA.

E hëna online

Shumë e më shumë blerës tashme blejnë online. (aty janë dhe më të sigurtë nga rreziku i turmës) Edhe faqet online kanë zbritje të përafërta të hënën pas ditës së falenderimeve. E hëna online është njohur jozyrtarisht si dita e fillimit të blerjeve festive online.

E  hëna online ofron ulje, oferta të njëjta si Black Friday, por blerjet bëhen online. Faqet online  ofrojnë zbritje të produkteve dhe ofertat e Black Friday, kështu çmenduria e këtyre uljeve me blerjet online zgjat më shumë.

A jeni gati për Black Friday?

Gjatë kohës që Black Friday afrohet, ju përgatiteni për të kapur zbritjet ekstreme. Ato do të jenë të disponueshme vetëm për një ditë dhe qendrat tregtare mund të jenë të mbi populluara, ndaj ju duhet një plan blerjesh. Këtu janë disa këshilla që të pregatiteni për Black Friday.

E di se çfarë të duhet?

Nuk do të ketë kohe të gjeni dhe të krahasoni produktet në këtë ditë, kështu që është e rëndësishme që të shikoni produktet përpara kësaj ditë. Vendos se çfarë do, përgatit një listë të produkteve që do të blesh dhe shikoni se çfarë ju nevojitet vërtet shumë.

Në fillim shkoni tek produktet e mëdha

Sa më shumë të kushtojë një produkt aq më shumë do kurseni nga zbritjet. Një televizor me ekran të madh i cili kushton disa mijëra euro mund të bëhet i yti për disa qindra euro. Si fillim shkoni tek produktet  nga të cilat mund të kurseni më shumë dhe më pas kaloni tek produktet e vogla.

Blini në grupe

Nese organizoni një grup me familjar apo miq, mund tju ndihmojë të merrni të gjithë produktet që doni brënda një ditë. Dërgoni secilin në dyqane të ndryshme me listën e gjërave që duhen për të tërë grupin. Çdo person viziton një dyqan dhe blen të gjitha gjërat që ju duhen nga ai dyqan, e thjështë apo jo?

Parkoni në mënyrë të zgjuar

Jo vetëm dyqanet mbipopullohen, por edhe vendet ku ju do të parkoni sdo të jenë  më mirë. Sigurohuni që të mos harxhoni shumë para në parkinget e ndryshme pasi do të kaloni  shumë kohë nepër qendra tregtare. Parkoni diku më larg, do ju duhet të ecni pak në këmbë, por nuk do tju marri aq kohë sa të prisni në një rradhë të gjatë për të parkuar në parkinget e qendrave.