Nuk keni produkte në shportë

Provo

Ventus Smartair Plus Rovus

Photo
Video

Rovus Ventus Smartair është një ventilator i gjenerates së re që mund të zëvendësojë 5 pajisje të mëdha në shtëpinë tuaj. Modaliteti i lëkundjes me kënd të gjerë, termostati i rregullueshëm, 12 shpejtësi të ventilatorit dhe 3 modalitete për qarkullimin e ajrit do të garantojnë që ajri në shtëpinë tuaj është gjithmonë ashtu siç dëshironi. Me telekomandë, kohëmatës të programueshëm dhe mbyllje automatike për lehtësi dhe siguri maksimale.

Ventus Smartair Plus Rovus
24,990 Lekë
Zgjidh opsionin
Na telefono në: 04 451 44 00
Produkti mund të porositet, dorëzimi pas 2 muajsh.
  • Më shumë
  • Detajet e produktit
Më shumë

Rovus Ventus Smartair është një ventilator i gjenerates së re që mund të zëvendësojë 5 pajisje të mëdha në shtëpinë tuaj. Modaliteti i lëkundjes me kënd të gjerë, termostati i rregullueshëm, 12 shpejtësi të ventilatorit dhe 3 modalitete për qarkullimin e ajrit do të garantojnë që ajri në shtëpinë tuaj është gjithmonë ashtu siç dëshironi. Me telekomandë, kohëmatës të programueshëm dhe mbyllje automatike për lehtësi dhe siguri maksimale.

Më shumë
Detajet e produktit

Ventilator i zgjuar për çdo shtëpi moderne

Harrojeni ngrohësit e rëndë dhe ventilatorët e shëmtuar që keni ngritur dhe zbritur nga depo juaj çdo sezon. Gjeni hapësirë për Ventus Smartair Plus e gjithanshëm me dizajn të bukur kompakt dhe funksione që do të doni gjatë gjithë vitit:

  • Freskues i fuqishëm - freski për ditët e nxehta të verës
  • Ngrohës me dy nivele - ngroh hapësirën tuaj në ditë më të ftohta
  • Lagështues praktik - parandalon ajrin e thatë dhe probleme të ndryshme shëndetësore
  • Shpërndarës i aromës - për shtëpi të relaksuar dhe me erë të mirë
  • Tharëse efikase e rrobave - procesi i tharjes që është i butë ndaj veshjeve tuaja

Freskoni hapësirën tuaj

Rovus Ventus Smartair përmban një ventilator të integruar për qarkullim të shpejtë dhe efikas të ajrit sa herë që ju nevojitet. Ideale për pothuajse çdo hapësirë, ka 3 mënyra të ndryshme (normale, natyral, gjendje gjumi/qetësie), 12 shpejtësi dhe modaliteti i lëkundjes me kënd të gjerë për të drejtuar flladin e freskët kudo që ju nevojitet. Thjesht zgjidhni vendosjen e preferuar dhe shijoni flladin e freskët.

Ngrohës shtesë për sezonet e ndërmjetme

Ditët e vjeshtës dhe pranverës mund të na befasojnë me një ndryshim të shpejtë të temperaturave. Nuk ka nevojë të ndizni ngrohjen qendrore për ato pak ditë të ftohta, Rovus Ventus Smartair Plus vjen me një ngrohës të integruar për të ngrohur shpejt hapësirën e shtëpisë tuaj. Me 2 cilësime të nxehtësisë në dispozicion dhe një termostat të rregullueshëm për të vendosur temperaturën nga 12 në 27 °C, ai do ta bëjë hapësirën tuaj aq të ngrohtë sa dëshironi.

Kombinim i gjithanshëm dhe i përshtatshëm i funksioneve shtesë

Ventus Smartair Plus vjen me funksione shtesë për një shtëpi të shëndetshme dhe me aromë të përsosur. Një lagështues i integruar shton lagështi shtesë në ajër, rafti i shpërndarësit të aromës do të sigurojë një ndjenjë freskie dhe aromatizon butësisht ajrin, dhe funksion i gjerë i lëkundjes me vendosje të ndryshme të nxehtësisë mund të veprojë si një tharëse e butë e rrobave, me konsum më të ulët se çdo tharëse rrobash.

Paketa e plotë për rehati maksimale

Për lehtësinë tuaj, Rovus Ventus Smartair përmban një kohëmatës të programueshëm dhe telekomandë që të mund të rregulloni me lehtësi edhe kur jeni ulur në shtratin tuaj. Dy drita të integruara dhe ekrani i lehtë për t’u lexuar do të shfaqin me lehtësi cilësimin tuaj. Dhe për sigurinë tuaj, ai përmban sistemin e mbylljes automatike dhe një mbrojtje nga mbinxehja.

Vlerësimet e klientëve 0 Vlerësime

Si e vlerësoni këtë Produkt? *

1 1 yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Dyqanet tona janë hapur

Porosit online dhe ju sjellim produktin në shtëpi! #blingashtepia