Nuk keni produkte në shportë

Provo

Black Friday VEROR?

Black Friday VEROR? Temperatura të larta dhe uljet akoma më të larta.

Temperatura të larta dhe uljet akoma më të larta.

-80%
 
 
[banner_timer]
 

Tornadica Delimano

Photo
Video
-30%

Hiqni barërat e këqija dhe përpunoni kopshtin me Tornadica të rekomanduar nga Delimano Grow, një kultivues dore i lehtë dhe i qëndrueshëm 4në1. Këmbët e saj në formë spirale deri në tokë, heqin barërat e këqija dhe përgatisin kopshtin tuaj për mbjellje. Dizajn ergonomik dhe 3 pozicione të rregullueshme të lartësisë, puna në kopësht do të bëhet më e lehtë, më e shpejtë dhe pa dhimbje.

Tornadica Delimano

Çmimi: 4,490 Lekë


Oferta: 3,140 Lekë

Zgjidh opsionin
Na telefono në: 04 451 44 00
Produkti mund të porositet, dorëzimi pas 2 muajsh.
  • Më shumë
  • Detajet e produktit
  • Informacione Shtesë
Më shumë

Hiqni barërat e këqija dhe përpunoni kopshtin me Tornadica të rekomanduar nga Delimano Grow, një kultivues dore i lehtë dhe i qëndrueshëm 4në1. Këmbët e saj në formë spirale deri në tokë, heqin barërat e këqija dhe përgatisin kopshtin tuaj për mbjellje. Dizajn ergonomik dhe 3 pozicione të rregullueshme të lartësisë, puna në kopësht do të bëhet më e lehtë, më e shpejtë dhe pa dhimbje.

Më shumë
Detajet e produktit

Përjetoni magjinë e kopshtarisë & prodhoni ushqim të shëndetshëm, organik

Dekada e kaluar është bërë gjithnjë e më e industrializuar dhe urbane. Tani, më shumë se kurrë, kemi nevojë për ushqim të shëndetshëm, të bëra nga duart tona.

Rritni perimet në kopshtin tuaj për ju dhe gjithë familjen tuaj - me kultivuesin e dorës Tornadica 4në1!

Tornadica 4në1 zëvendëson shatën e kopshtit, lopatë dhe tërheqësin e barërave të këqija, rekomanduar nga Delimano. Është një kultivues dore dhe tërheqës rrënjësh - ai krenohet me një dorezë të rregullueshme ergonomike që mund të vendoset në 3 pozicione të ndryshme, sipas nevojave tuaja.

Falë dizajnit të saj ergonomik, puna në kopësht do të bëhet më e lehtë, më e shpejtë dhe pa shumë mundim.

Tornadica

Shijoni ushqimin që prodhoni

Përgatitja e një vakti të shëndetshëm dhe të shijshëm për të gjithë familjen tuaj mund të jetë stresues dhe i shtrenjtë kur duhet të blini të gjithë përbërësit nga tregu. Dhe e shtrenjtë nuk do të thotë më e shëndetshme!

Siguroni familjes tuaj me një vakt të shëndetshëm që vjen direkt nga kopshti juaj. Kopshtaria do të bëhet aktiviteti juaj i preferuar dhe një hobi shumë i dobishëm. Përkulja e vazhdueshme ose gjunjëzimi kur gërmoni kopshtin tuaj mund të jetë e rëndë dhe ju merr kohë.

Delimano rekomandon Tornadica, një kultivues inovativ dore, me të cilin mund të punoni, gërmoni ose të pastroni kopshtin tuaj ndërsa jeni në këmbë.

Tornadica

Dizajni Ergonomik do ta bëjë punen tuaj më të lehtë

Tornadica e rekomanduar nga Delimano është krijuar për ta bërë punen tuaj në kopësht edhe më të lehtë dhe pa dhimbje.

  1. Dizajn ergonomik shpërndan në mënyrë të barabartë ngarkesën midis krahëve, shpinës, shpatullave dhe këmbëve
  2. Boshti teleskopik i rregullueshëm mund të përshtatet në 3 pozicione të ndryshme sipas lartësisë dhe nevojave tuaja
  3. Doreza e saj e lakuar e kryen punën në vetëm një kthesë të vetme
  4. Kthetrat spirale mund të gërmojnë në çdo lloj toke
    • të fortë
    • të thatë
    • me gurë
    • me rërë
1
2
3
4
Tornadica

Tërhiqni barërat e këqija ose lëroni tokën në vetëm 3 lëvizje të lehta

Sekreti i Tornadicës qëndron në thonjtë e saj spiralë që mund të depërtojnë deri në 20 cm në tokë duke tërhequr të gjitha barërat e këqija ose tokën pa dëmtuar të mbjellat. Shpëtoni nga barërat e këqija ose gërmoni tokën në vetëm 3 hapa të thjeshtë:

  • Tornadica

    Vendoseni kultivuesin pingul në tokë

  • Tornadica

    Shtypni dhe përdredhni në dhe

  • Tornadica

    Tërhiqni barërat e këqija ose dheun

Zëvendësoni mjetet konvencionale me një mjet 4në1

Ka aq shumë mjete të nevojshme për punë të ndryshme në kopsht, saqë vërtet mund te humbisni midis tyre. Kultivuesi Tornadica 4në1 zëvendëson të gjitha mjetet konvencionale që do të përdorni në kopshtin tuaj. Përdoreni atë:

  • Tornadica

    Shat kur ju duhet të punoni ose ajrosni tokën

  • Tornadica

    Lopatë kur dëshironi të hapni gropa mbjellëse ose të gërmoni kopshtin tuaj

  • Tornadica

    Tërheqës i barërave të këqija për heqjen e barërave të këqija

  • Tornadica

    s për lëvizjen e barërave të këqija ose tokës në gropën e plehut

Fitues i çmimit për dizajnin dhe cilësinë

Tornadica e rekomanduar nga Delimano grow peshon vetëm 2, 4 kg. Zgjidhni midis 3 niveleve të lartësisë nga 85 në 103 cm. Do t'ju shërbejë për vite me rradhë. Falë dizajnit të tij të çmueshëm, të palosshëm, mund ta ruani atë edhe në streha të vogla kopshtesh ose ta transportoni lehtë.

  • Tornadica

    Rezistente dhe cilësore

  • Tornadica

    E palosshme dhe e lehtë për tu transportuar

Informacione Shtesë

8 hapa për të filluar punën në kopshtin/baçen tuaj

Tornadica
  1. Zgjidhni vëndin e duhur
    Zgjidhni një vend që ka diell mjaftueshëm, hapësirë ​​dhe afër një burimi uji.
  2. Vendosni për perimet
    Vendosni se çfarë të mbillni bazuar në hapësirën tuaj dhe dimensionin e bimës për tu rritur. Nëse keni një kopsht në tarracë, ju duhet të kufizoheni në perimet bazë si karota, tranguj, speca ose fasule.
  3. Pregatisni dheun
    Përzieni tokën me pleh natyralë. Për kopshtet e vogla mund të blini me shumicë nga furnizues të ndryshëm.
  4. Kontrolloni datat e mbjelljes
    Çdo perim ka kushte të ndryshme të rritjes dhe cikle të pjekjes, kështu që ju duhet të kontrolloni datat në paketim, kështu që t'i mbillni në varësi të ciklit dhe të sezonit.
  5. Mbillni farat
    Mbillni farat në drejtimin e thellësisë dhe distancës që mund të gjeni në paketim.
  6. Shtoni ujë
    Pas mbjelljes, ujitini me kujdes për ta mbajtur tokën të lagur.
  7. Hiqni barërat e këqija
    Ujitja e tokës në mënyrë të vazhdueshme mund të aktivizojë rritjen e bimëve të tjera që mund të mbysin perimet tuaj. Kështu, rekomandohet që të hiqni barërat e këqija në rritje dhe t'i nxirrni ato nga toka në mënyrë që perimet juaj të rriten të shëndetshme.
  8. Korr atë që ke mbjellë
    Të korrat tuaja janë gati për tu vjelë kur perimet janë të buta. Zgjidhini ato vetëm për t'u përdorur menjëherë më pas. Gëzoni vaktin tuaj me perime natyrale dhe të shijshme të bëra nga ju!

Kopshtari në tarracë

Tornadica

Pyetja që shqetëson shumë prej nesh këto ditë është sa e dobishme është të kalojmë kohën e lirë që, me forcën e rrethanave, e kemi me bollëk. Njerëzit që jetojnë në shtëpi kalojnë shumë kohë në rregullimin e oborreve dhe kopshteve, gjë që është shumë e dobishme.

Koncepti i kopshtit në tarracë ka ardhur kryesisht në jetë në zonat urbane. Vetëm imagjinoni të pini kafe në ballkonin tuaj të rrethuar me lule, borzilok, rigon, rukola, domate qershi. Avantazhi më i madh i rritjes së perimeve në tarracë ose ballkon është se kopshti është shumë pranë jush dhe është e lehtë të paktën gjysmë ore ti perkushtoheni bimëve dhe luleve.

Përveç argëtimit të shkëlqyeshëm, është e rëndësishme të theksohet se përdorimi i farave dhe tokës organike ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e dietës suaj, përveç kësaj, shija e ushqimit të prodhuar me duart tuaja nuk mund të krahasohet me shijen e perimeve të blera në supermarket .

Kjo është arsyeja pse Delimano ju rekomandon që të përdorni një pjesë të kohës tuaj të lirë për kopshtari, dhe përveç kësaj, rekomandon një karrige Kopshtarie që do t'ju lejojë të bëni punën pa dhimbje në gjunjë dhe në shpinë.

Dizajni Ergonomik do ta bëjë punen tuaj në kopësht pa dhimbje

Tornadica e rekomanduar nga Delimano është krijuar për ta bërë punen tuaj ne kopësht edhe me te lehte dhe pa dhimbje.

Përdorni për pleh:

  • Mbetje frutash & perimesh
  • Gjethet
  • Lëvozhgat e vezëve
  • Kallinj misri
  • Plehu i pulës
  • Llum kafeje

Mos i përdorni për pleh:

  • Mish
  • Kocka
  • Mbetje peshku
  • Bimë të sëmura
  • Lëkura frutash
Tornadica

Vlerësimet e klientëve 0 Vlerësime

Si e vlerësoni këtë Produkt? *

1 1 yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star

Dyqanet tona janë hapur

Porosit online dhe ju sjellim produktin në shtëpi! #blingashtepia