Nuk keni produkte në shportë

Provo

Jastek Klasik Plus Dormeo Sleep Inspiration

Photo
Video

Jastëku klasik plus Sleep Inspiration është hipoalergjik dhe me vetëajrosje. Ideal për çdo pozicion fjetje. Material me mikrofibra Wellsleep® për ti shtuar më shumë volum jastëkut. Ju mund të rregulloni lartësinë në mënyrë individuale. Lahet në lavatriçe me 40°C.

Jastek Klasik Plus Dormeo Sleep Inspiration
3.990 Lekë
Zgjidh opsionin
Na telefono në: 04 451 44 00
  • Më shumë
  • Detajet e produktit
  • Të dhëna teknike
Më shumë

Jastëku klasik plus Sleep Inspiration është hipoalergjik dhe me vetëajrosje. Ideal për çdo pozicion fjetje. Material me mikrofibra Wellsleep® për ti shtuar më shumë volum jastëkut. Ju mund të rregulloni lartësinë në mënyrë individuale. Lahet në lavatriçe me 40°C.

Më shumë
Detajet e produktit

Një jastëk dhe nuk do të keni më nevojë për asgjë tjetër

Me jastëkun klasik plus Dormeo Sleep Inspiration ju do të bëni një gjumë të thellë gjatë gjithë natës. I përshtatshëm për çdo pozicion fjetje: me shpine, bark ose anash. Jastëku është në përmasë klasike 45x65 cm. 

Materialet më të mira për një gjumë të rehatshëm

Jastëku Dormeo Sleep Inspiration është i përbërë nga materiale shumë cilësore për t'ju dhuruar një gjumë të rehatshëm dhe mbeshtetjen e duhur. Me material me mikrofibra të avancuara Wellsleep®, të cilat sigurojnë një ajrosje perfekte. Stuktura unike e mikrofibrave Wellsleep® krijon xhepa ajri të cilët do ti shtojnë volumin jastëkut duke e bërë shumë të butë dhe të rehatshëm. 

Ambjent i fresket dhe i thate

Pjesa e sipërme e jastëkut është e butë në prekje dhe e qepur në katrorë të vegjël 3D të cilët krijojnë ndjesinë e një masazhimi të lehtë e të ngrohtë. Pjesa e poshtme e tij është me një material shumë të butë i cili krijon një ndjesi të këndshme e të freskët në lëkurë. Rreth e qark jastëkut në pjesët anësore të tij material AirX System 3cm i cili bën të mundur qarkullimin e ajrit në jastëk për të ofruar një ambjent të freskët e të thatë gjumi gjatë gjithë natës.

Lehtësi në mirëmbajte dhe rregullimi i lartësisë sipas dëshirës

Jastëku klasik plus Dormeo Sleep Inspiration në mbulesën e tij ka një kontur i cili është në dy ngjyra bojëqielli dhe rozë, i kombinueshëm me të gjitha produktet e tjera të linjës Sleep Inspiration. Jastëku është me zinxhir, në këtë mënyrë ju mund të hiqni dhe shtoni mbushjen për të rregulluar lartësinë e tij. Jastëku mund të lahet i gjithi në lavatriçe me 40°C. Për të parandaluar ngjeshjen, shkundeni mirë jastëkun pas larjes dhe gjatë kohës që është duke u tharë.

Të dhëna teknike
Bërthama 100% polyester (Wellsleep® advanced)
Forma e jastëkut klasik
Linja Dormeo Comfort
Mbulesa Top and bottom fabric: 100% polyester; Side fabric: 100% polyester (AirX System)
Programi Dormeo fjetja
Përmasat 45x65 cm
lahet 40°C

Vlerësimet e klientëve 0 Vlerësime

Si e vlerësoni këtë Produkt? *

1 1 yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star