Rregullorja e aplikacionit Notifikimi në Facebook
Organizuesi është kompania Studio Moderna Albania Shpk (Top Shop, Dormeo, Delimano, Walkmaxx)
Pjesëmarrja mund të bëhet në çdo kohë gjatë periudhës së vlefshmërisë duke u regjistruar në aplikacion nëpërmjet faqeve të facebook dhe të webit.Çdo pjesëmarrës mund të regjistrohet vetëm një herë.
Promovuesit dhe organizuesit nuk do të jenë përgjegjës për dëmet e shkaktuara. Në raste emergjente (forcë madhore) dhe rrethana në të cilat organizuesi nuk mund të ndikojë mbarëvajtjen, organizuesi ka të drejtë ta ndërpresi atë.Në këto raste organizatori nuk mund të cënohet nga dëmet e shkaktuara kundrejt pjesemarrësve. Vendimi i organizuesit në të gjitha rastet e lojës dhe aplikimi i rregullave të lojes janë përfundimtare dhe i aplikohet të gjithë pjesëmarrësve.
Pjesëmarrësi regjistrohet në lojë duke pranuar kushtet e kësaj rregulloreje duke I dhënë të drejtë kompanisë që të mbledhi të dhënat e tij dhe ti përdori për qëllimet e veta informuese dhe promovuese.
Pjesëmarrësit, Publikimi i fituesve dhe Çmimet
Në lojë mund të marrin pjesë të gjithë individët qytetarë të republikës së Shqipërise të cilët kanë një adresë fizike në shqipëri. Punonjësit e kompanisë Studio Moderna Albania Shpk nuk mund të marrin pjesë në këtë lojë.
Çdo pjesëmarrës mund të regjistrohet vetëm një herë në aplikacion. Të gjithë të regjistruarit marrin pjesë në shorte për të fituar një dhuratë.
Fituesit do të zgjidhen në datë 5 të çdo muaji
Fituesit do te zgjidhen në mënyrë rastësore nga sistemi elektronik random.org
Fituesit do të njoftohen nëpërmjet adresës së emailit që kanë regjistruar në facebook
Dhurata mund të tërhiqet pranë dyqaneve Top Shop dhe Dormeo brenda 7 ditëve nga data e njoftimit. Nëse fituesi nuk paraqiten brenda këtij afati ata humbin të drejtën për të tërhequr çmimin e fituar.
Fituesi duhet te paraqitet personalisht me karte identiteti per te terhequr dhuraten. Në momentin e terheqjes së dhuratës do të firmosin procesverbalin e tërheqjes së produktit dhe do bëjnë një fotografi me produktin e tërhequr si dhuratë.
Dhurata nuk mund të ndryshohet me dhurata të tjera. Çmimi i produkteve konsiderohet i plotë, pa marrë parasysh nëse është në ofertë me ulje ose dhuratë.
Pjesëmarrësit japin lejen që në rast kur jane përzgjedhur si fitues të lojës i japin të drejtë kompanisë Studio Moderna Albania shpk të publikojë Emër, Mbiemër dhe adresë emaili (pa specifikuar domainin e emailit) të fituesit, ne faqet e webit www.dormeo.al,www.topshop.al, www.delimano.al në faqet e facebook të kompanisë dhe ne të gjitha mediat elektronike. Fituesit nuk kanë të drejtë të kërkojnë shpërblim për këto publikime.
Studio Moderna Albania shpk ka përgjegjësitë e mëposhtme:
- Monitorimin e mbarëvajtjes së lojes;
- Marrjen e masave në rast të dyshimit se pjesëmarrësit shkelin këto rregulla, ose ka vepruar ndryshe në kundërshtim me këto rregulla;
- Skualifikon pjesëmarrësit të cilët kanë thyer rregulloren;
- Aprovon Fituesit që kanë respektuar rregulloren e mësipërme.
Pranimi i rregullores në lojë
Pjesëmarrësi regjistrohet duke pranuar kushtet e kësaj rregulloreje duke i dhënë të drejtë kompanisë që të mbledhi të dhënat e tij dhe ti përdori për qëllimet e veta informuese dhe promovuese.
Rregullorja e lojës dhe ku janë ato
Rregullat e lojës janë në dispozicion për shikim dhe inspektim pranë zyrave të kompanisë Studio Moderna Albania Shpk, Rr. Sami Frasheri, Kulla Metropol, Kati i dyte, Tirane, Albania dhe në faqet e internetit të kompanisë.
Refuzimi i pjesëmarrjes
Pjesëmarrësi mund të kërkojë largimin (anulimin) e bashkëpunimit në fushatë. Kërkesa për heqjen e pjesëmarrësit duhet dërguar me e-mail në adresën info@topshop.al.
Përdorimi dhe mbrojtja e të dhënave personale
Studio Moderna Albania Shpk, Kulla Metropol, Kati i dytë, Tiranë, kontrollon të dhënat e marra nga pjesëmarrja në këtë lojë, dhe mund ti përdorë për qëllimet e mëposhtme:
- Komunikime në lidhje me pjesëmarrjen në këtë fushatë me anë të adresës së e-mail;
- Statistika dhe analizat e marketingut;
- Dërgimin e newsletter me e-mail;
- Dërgimin me e-mail lidhur me ofertat, informacione mbi promovime, lajme dhe oferta speciale;
Të dhënat që kemi për ju nuk do t’i kalojnë asnjë pale të tretë, përveç rasteve kur kërkohen nga organet e drejtësisë.
Të gjitha veprimtaritë e Studio Moderna Albania Shpk në internet pajtohen me ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Ligji nr. 9887, datë 10.03.2008) Europian (EU Directive 95/45/EC, 2002/58/EC dhe Treaty Convention ETS 108, ETS 181, ETS 185, ETS 189) dhe legjislacionet vendase në vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore. Kjo politikë e ruajtjes së fshehtësisë përcakton mënyrën e trajtimit të informacioneve që Studio Moderna merr nga ju kur vizitoni këtë faqe interneti.
Studio Moderna do të përdorë të dhënat tuaja personale eskluzivisht për qëllime të administrimit teknik të faqes së internetit, për t’ju dhënë hyrje në informacione specifike, ose për komunikim të përgjithshëm me ju. Studio Moderna asnjëherë nuk do t’ia shesë të dhënat tuaja personale një pale të tretë dhe as nuk do t’i tregtojë tjetërkund. Punonjësit e Studio Moderna-s janë të detyruar të respektojnë privatësinë e të dhënave tuaja dhe të pajtohen me kontratën e shqyrtimit konfidencial.
Informacioni i marrë do të ruhet:
- E-mail: Përgjithmonë deri në momentin kur ajo revokohet nga mbajtësi i kësaj adrese
- Emri dhe mbiemri: Përgjithmonë për shkak të kërkesës për dërgimin e personalizuar e-mail pas dhënies zbritje
Kjo rregullore hyn në fuqi menjëhere dhe u publikua në datë 04.03.2016