Blender
- Më shumë
- Detajet e produktit
- Më shumë
-
Blender me fuqi 600W do të shndërrojë frutat apo perimet në smoothie të shijshëm e të shëndetshëm. Jo vetëm kaq, ju mund ta përdorni edhe për të përgatitur salca, lëngje, ushqim bebesh, milkshake dhe masa për supa kremoze apo ushqime të tjera. Falë funksionit për thërrmimin e akullit, ju mund të përgatisni edhe koktejle për miqt. Ka gotë 1.5L, dy shpejtësi, funksionin turbo dhe pjesa e poshtme me sipërfaqe që nuk rrëshket.Më shumë
- Detajet e produktit
-
Shijshëm dhe shëndetshëm, me prekjen e një butoni
Zgjidhni fruta apo perime, shtoni dhe përbërësit e preferuar dhe krijoni një smoothie plot vitamina! Por ky blender praktik dhe elegant do t’ju shërbejë edhe për raste të tjera: ju mund të përgatisni salca, lëngje, ushqim për bebe, masa për akullore apo për supë, milkshake, brum per krepa dhe plot receta të tjera!
Ju mund të përgatisni edhe koktejle të freskëta, falë funksionit për thërrmimin e akullit.
Gota 1.5 l (me shkallë matëse) dhe katër tehe të mprehta do t’ju mundësojnë të përgatisni receta të shijshme dhe të shëndetshme, me prekjen e një butoni!
Pastrimi më i lehtë se kurrë
Thënë shkurt, ky blender vetë-pastrohet, duke ua bërë jetën edhe më të lehtë.
Mbushni gotën me pak ujë të ftohtë ose të vakët, shtoni pak detergjet, përziejni dhe pastaj shpërlajeni. Lini gotën të thahet mirë para përdorimit tjetër.
Karakteristikat e produktit
- Materiali: qelq dhe plastikë
- Fuqia: 600W
- Gotë 1.5l, me qelq të fortë
- Katër tehe të mprehta
- Dy shpejtësi + funksioni turbo
- Funksioni për thërrmimin e akullit
- Dizajn elegant dhe praktik
- Fund me sipërfaqe anti-rrëshqitëse