Fshesë Thithëse Phantom Rovus
Fshesë thithëse Rovus Phantom me fuqi 1200 Watt. Mund ta përdorni si fshesë thithëse me filtrim uji ose me çantë rrobe shumëpërdorimshe. Mund të thithi lëngjet, pastron në të njomë duke përdorur aksesorin e veçantë ku vendoset detergjenti. Pastrues ajri. Shtëpia juaj do të jetë e pastër dhe do të shkëlqejë.
- Më shumë
- Detajet e produktit
- Informacione Shtesë
- Më shumë
-
Fshesë thithëse Rovus Phantom me fuqi 1200 Watt. Mund ta përdorni si fshesë thithëse me filtrim uji ose me çantë rrobe shumëpërdorimshe. Mund të thithi lëngjet, pastron në të njomë duke përdorur aksesorin e veçantë ku vendoset detergjenti. Pastrues ajri. Shtëpia juaj do të jetë e pastër dhe do të shkëlqejë.
Më shumë - Detajet e produktit
-
Një fshesë me korrent për të pastruar çdo cep të shtëpisë
Për një performance superiore në pastrimin e shtëpisë tuaj ju prezantojmë me fshesën më të re thithse e cila ka edhe teknologjinë e filtrimit të ujit. Fshesa Rovus Phantom Wet&Dry me fuqi 1200 W është pothuajse e përdorshme për çdo lloj sipërfaqe dhe ju mund ta përdorni për pastrime të ndryshme si:
- Pastrim në të thatë, papastërtitë kalojnë direkt në depozitën e ujit
- Pastrim në të thatë, papastërtitë kalojnë në çantën prej rrobe shumëpërdorimshe
- Thith lëngjet
- Për të larë tapetët, divanët, sediljet e makinave duke perdorur edhe shampo
- Pastron ajrin
Me këtë fshesë pluhurat, thërrimet dhe papastërtite do të zhduket si fantazma.
Fuqi maksimale thithëse dhe filtrim uji për një shtëpi të pastër
Fshesat e zakonshme thithëse me depozita për mbledhje e papastërtive shpesh herë ju bllokohen filtrat dhe në mënyrë progresive e humbin fuqinë thithëse në momentin që qesja mbushet plot, dhe e humbin efikasitetin në thithje. Gjithashtu një pjesë të pluhurit të thithur e nxjerrin sërisht në ajër, duke ju shkakruar tështima dhe alergji.
Fshesa Rovus Phantom Wet&Dry përdor filtrimin e ujit dhe majde kap edhe grimcat më të vogla të pluhurit. Grimcat e pluhurit thithen nga fshesa dhe përfundojnë direkt në depozitën e ujit, dhe ju do të keni një ambjent të pastër dhe të shëndetshëm për ju dhe familjen tuaj.
Mund të pastroni edhe qymyrin
Fshesa Rovus Phantom Wet&Dry gjithashtu ofron edhe mundësinë e pastrimit si fshesë klasike thithëse duke përdorur si depozitë për mbledhjen e papastërtive një çantë rrobe shumëpërdorimshe. Kjo gjithashtu ju ndihmon në pastrimin edhe të grimacave të qymyrit të ftohtë nga zgarat ose oxhakët. Për asrye sigurie, qymyri duhet të jetë ftohur për të paktën 12 orë.
Çanta pastrohet lehtësisht, mund të lahet edhe në lavatriçe, dhe pasi të thahet mund të përdoret sërisht.
Shpejt dhe në mënyrë efektive pastron edhe lëngjet
Nuk ka asnjë rrëmujë të cilën të mos e përballojë Rovus Phantom Wet&Dry. Vetëm në pak sekonda mund të përballojë çdo lloj të papriture me ujin, nëse ju derdhet kova me ujë apo nëse ju ka rrjedhur lavatriçja, e madje edhe dëborën e shkrirë mund ta pastroni me këtë fshesë fantastike.
Me fshesën Rovus Phantom Wet&Dry ju mund të thani çdo lloj sipërfaqe në vetëm pak kohë - shpejtë dhe në mënyre efiçente.
Me një ndarje speciale për të vendosur shampo/detergjent pastrimi për pastrimin e materialeve të ndryshme
Fshesa Rovus Phantom Wet&Dry Vacuum gjithashtu ofron një pastrim të thellë, dhe është perfekt për higjenizim ose heqjen e papastertive dhe pluhurave nga tapetët, divanët, tapiceritë dhe shumë më tepër.
Me nje ndarje speciale për shampo, aplikoni lehtësisht mbi sipërfaqen që do të pastroni dhe me fuqinë thithëse hiqni njollat dhe pastroni çdo sipërfaqe të thatë.
Pastroni ajrin dhe largoni aromat e pakëndshme
Ajri i brëndshem shpesh është më i ndotur se ajri jashtë. Pluhurat, papastërtitë e ajrit, myku mund të shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje dhe mund të përkeqësojnë reaksionet alergjike.
Fshesa Rovus Phantom Wet&Dry përmirësoni cilësinë e ajrit të brëndshëm dhe me anë te filtrimit të ujit eleminoni alergenët. Dhe, thjeshtë duke shtuar disa pika parfumi në depozitën e ujit, ju mund të freskoni dhe aromatizoni shtëpinë tuaj!
- Informacione Shtesë
-
Seti përfshin:
- 1x fshesë thithëse Phantom
- Furça për dysheme
- 2 aksesorë në madhësi të ndryshme në formë trekëndëshi
- Gypi thithës
- Furça në formë T-je
- Çantë rrobe shumëpërdorimshe