Fshesë Storm Vac V2 Rovus
Rovus Storm Vac është krijuar për pastrim të shpejtë dhe praktik të shtëpisë tuaj. Ju mund të ndryshoni opsionet e pastrimit me një klikim të thjeshtë. Pajisja është kombinimi ideal i dy fshesave: fshesës klasike thithëse dhe fshesës së dorës. Dizajn i këndshëm dhe lehtësisht i manovrueshëm duke siguruar të gjitha avantazhet e një fshese të zakonshme me ose pa kabëll.
- Më shumë
- Detajet e produktit
- Informacione Shtesë
- Më shumë
-
Rovus Storm Vac është krijuar për pastrim të shpejtë dhe praktik të shtëpisë tuaj. Ju mund të ndryshoni opsionet e pastrimit me një klikim të thjeshtë. Pajisja është kombinimi ideal i dy fshesave: fshesës klasike thithëse dhe fshesës së dorës. Dizajn i këndshëm dhe lehtësisht i manovrueshëm duke siguruar të gjitha avantazhet e një fshese të zakonshme me ose pa kabëll.
Më shumë - Detajet e produktit
-
Shfrytëzoni fuqinë e fshesë thithëse dhe fshesë se dorës
Sido që të jetë kërkesa juaj për pastrim, nga tapet dhe qilimat deri tek druri i fortë, pllaka ose grimcat e pluhurit, Rovus Storm Vac mund të përputhet me çdo sfidë pastrimi që keni.
Dizajni i lehtë dhe shumë i manovrueshëm siguron përfitime të shumta dhe të gjitha komoditetet e fshesave klasike thithese, ndërsa motori i fuqishem me efikasitet të lartë siguron thithje të mjaftueshme për të trajtuar çdo lloj rrëmuje. Harrojeni fshesen thithese të rëndë, fshesat e vogla qe bllokohen nga pluhurat e pista! Me Rovus Storm Vac ju mund të thjeshtoni jetën tuaj dhe lehtësoni përpjekjen që ju duhet për të pastruar shtëpinë tuaj!
Kalim i lehtë - nga fshesa thithese në fshesë dore
Me fshesën thithëse Rovus Storm Vac, ju lehtësisht mund të kujdeseni për të gjitha nevojat tuaja të pastrimit në çdo cep të shtëpisë tuaj. Në pozicionin e saj të paracaktuar, është një fshesë e drejtë me fuqi të besueshme dhe të fortë thithje. Për shkak të dizajnit të tij manovrues, ju lehtësish mund të pastroni thërrimet nën tavolinën e kuzhinës, ambientet e banjos ose grimcat e pluhurit nën divan.
Me një klikim të thjeshtë, ju mund të lëshoni dorezën e gjatë dhe Storm Vac shpejt shndërrohet në një fshesë të gjithanshme dore. Me të, ju mund të pastroni atë rrëmujën e pa arritshme, raftet tuaja të librave ose të pastroni cepet e kolltukut tuaj të preferuar.
-
Pozicioni i rregullt i drejtë me rrota në pjesën e poshtme ju lejon të merrni me lehtësi papastërtitë e përditshme në pothuajse çdo sipërfaqe.
-
Fshesa e dorës, e projektuar për pastrimin e mobiljeve dhe perdeve, kolltukëve, ambjetit ku rrinë kafshët shtëpiake, makinave dhe shumë sipërfaqe tjera.
Filteri HEPA për ambient të shëndetshëm në shtëpinë tuaj
Rovus Storm Vac gjithashtu përmban dizajnin pa qese dhe filtrin HEPA që lahet dhe depozitën e pluhurit. Ajo në mënyrë efektive filtron dhe ndihmon në grumbullimin e grimcave të vogla që shkaktojnë alergji mikroskopike të tilla si marimangat e pluhurit ose qimet e kafshëve shtëpiake. Kjo i pengon ato të dalin përsëri në ajër duke krijuar kështu mjedis të shëndetshëm të jetesës për të gjithë familjen tuaj.
Përveç kësaj, dizajni pa qese do t'ju kursej para në afat të gjatë, pasi ju nuk do të keni më nevojë të blini qese sepse me filtrin HEPA mund ta pastroni lehtësisht me ujë.
Zgjidhje e plotë për pastrimin e shtëpisë
Përveç filtrit HEPA dhe ndryshimit të shpejtë të pozicioneve, Rovus Storm Vac vjen me disa përfitime shtesë, që do të bëjë pastrimin tuaj të përditshme detyrë të thjeshtë dhe të rehatshme:
-
E lehtë në peshë për ta transportuar fshesën nëpër shtëpi, ose kudo që dëshironi të pastroni
-
Montim dhe ç'montim i lehtë ofron lehtësi në pastrimin e çdo sipërfaqeje.
-
Kordoni i gjatë i korentit 5 Metra për një rreze të madhe pastrimi, kështu nuk ju duhet të ndryshoni prizat shumë shpesh.
-
Lehtësi në zbrazjen e depozitës së pluhurit pa qese - është zgjidhje e përshtatshme dhe kursim i parave.
-
- Informacione Shtesë
-
Informacione Teknike:
- Fuqia/thithëse: 500 W/14 kPa
- Zhurma: 82 dB
- Gjatësia e kabullit: 5 m
- Filter: HEPA 10
- Koshi i papastërtive: 0,7 L
Seti përfshin:
- pajisja bazë me filter HEPA
- doreza dhe tubi
- koka për pastrim
- koka për thithje