Nuk keni produkte në shportë

Provo

Seti Warm Hug 2020 Dormeo

Photo
Video

Jepni përqafimet më të mira, më të buta dhe më të ngrohta me setin e RI të jastëkut dhe batanijes Dormeo Warm Hug! Më shumë se 2,2 milion perdorues të lumtur tashmë po i shijojnë ato! Seti është bërë nga materiale super të buta, komode dhe të ngrohta. E RE: zgjidhni midis 4 ngjyrave të ndryshme, secila me një model të ndryshëm dhe e kthyeshme në të dyja anët. Seti mund të lahet plotësisht, kështu që higjiena është e garantuar! Në madhësi teke ose familjare.

Seti Warm Hug 2020 Dormeo
Nga 6,990 Lekë Deri në
Zgjidh opsionin
Na telefono në: 04 451 44 00
Për më shumë zgjidhni një opcion.
  • Më shumë
  • Detajet e produktit
  • Të dhëna teknike
Më shumë

Jepni përqafimet më të mira, më të buta dhe më të ngrohta me setin e RI të jastëkut dhe batanijes Dormeo Warm Hug! Më shumë se 2,2 milion perdorues të lumtur tashmë po i shijojnë ato! Seti është bërë nga materiale super të buta, komode dhe të ngrohta. E RE: zgjidhni midis 4 ngjyrave të ndryshme, secila me një model të ndryshëm dhe e kthyeshme në të dyja anët. Seti mund të lahet plotësisht, kështu që higjiena është e garantuar! Në madhësi teke ose familjare.

Më shumë
Detajet e produktit

Mënyra më e mirë për të shprehur dashuri dhe përkujdesje

Përqafimet janë të magjishme si Krishtlindjet, prandaj e kemi emërtuar këtë set Warm Hug.

Seti është dizejnuar për t’ju ofruar të gjitha avantazhet e një përqafimi të ngrohtë - t’ju mbajë ngrohtë dhe të lumtur, t’ju bëjë ta ndjeni vlerësimin dhe gëzimin dhe t’ju ndihmojë të krijoni kujtime të këndshme e të bukura me më të dashurit tuaj.

Shijoni këto ndjenja në çdo kohë, me këtë set ekskluziv batanije & jastëk, këtë vit, seti vjen me një dizajn të ri dhe ngjyra të pasura, për ta shndërruar shtëpinë tuaj në një oazë të rehatshme.

Dormeo Warm Hug Set 2020

Ideale për dhuratë

Seti Warm Hug po vazhdon të ofrojë përqafime të ngrohta për njerëzit anë e mbanë botës, që nga Krishtlindjet e vitit 2013. Miliona klientë tashmë e kanë shijuar ngrohtësinë e setit Warm Hug, qoftë për vete apo duke bërë dhurata.

Dhe padyshim, ky set është dhuratë e përsosur edhe për më të dashurit tuaj, gjatë festave të fundvitit apo ditëve të ftohta. Për më tepër, vjen me një mbishkrim “Home is where the Heart is” (Shtëpia është aty ku është Zemra).

Dormeo Warm Hug Set 2020 Dormeo Warm Hug Set 2020 Dormeo Warm Hug Set 2020 Dormeo Warm Hug Set 2020

I dizajnuar për t’ju ofruar kënaqësi të plotë

Për ta bërë shtëpinë tuaj të ndihet vërtet si e tillë, duhet të ndiheni rehat dhe të kënaqur në të. Cila është mënyrë më e mirë për ta arritur atë sesa ta dekoroni atë jo vetëm me batanije dhe jastëk të modës dhe të bukur, por edhe të rehatshëm dhe komod?

Në momentin që do të prekni batanijen e butë, të ngrohtë dhe të keni shtrënguar jastëkun me push në krahët tuaj, do të harroni të gjitha momentet e pakëndshme në ditën tuaj dhe do të relaksoheni plotësisht. Ju me të vërtetë do të ndiheni sikur jeni në shtëpi.

Seti Dormeo Warm Hug 2020 është bërë nga materiale jashtëzakonisht cilësore, të cilat e bëjnë atë tepër të ngrohtë, të butë dhe komod. Zgjidhni më të mirën për ju dhe përdoreni atë ose për të fjetur në shtratin tuaj ose zbukuroni dhomën tuaj të ndenjes.

Dormeo Warm Hug Set 2020

Më shumë se një batanije - një përqafim

Batanija ka një butësi luksoze, me lesh faux në njërën anë dhe material të butë pellushi në anën tjetër.

Mbeshtilluni në ngrohtësinë e batanijes, kur qëndroni në divan apo në kopsht. Mbajeni një set në makinë gjatë udhëtimeve të dimrit, ose një në dhomë, për më shumë ngrohtësi gjatë natës. Shtimi i dy kapëseve e bën të lehtë mbajtjen e batanijes ndërsa lëvizni, ose kthejeni në një xhep të ngrohtë për këmbët tuaja.

Batanija është në dispozicion në dy përmasa, 130x190cm dhe 200x200cm. Mund të lahet në 30°C dhe thahet shpejt.

Dormeo Warm Hug Set 2020

Jastëku më i pëlqyer

Të gjithë e duan një jastëk dhe tani ju mund të shijoni më të butin, më komodin dhe me të gjitha përfitimet e mikrofibrave të përparuara Wellsleep®.

Ky material i mrekullueshëm i cili ajroset lehtësisht është i lehtë dhe i ngrohtë. Struktura unike krijon xhepa ajrit për vëllim të shtuar dhe një prekje të butë. Përmasa 40x40 cm.

Gjithashtu është rezistente ndaj mykut dhe njollave, për ta mbajtur më të freskët. Mund ta lahet.

Dormeo Warm Hug Set 2020

4 kombinime në një set të vetëm

Seti Warm Hug 2020 mund të kombinohet në pamje të ndryshme, sepse jastëku dhe batanija, në të dy anët kanë dizajne të ndryshme.

Dizajn i këndshëm dhe i veçantë

Njëra anë ka një gradient ngjyrash nga më e hapur në më të errët, me një efekt të bukur ombre, në ngjyrë rozë ose gri. Tjetra është lesh artificial i bardhë.

  • Dormeo Warm Hug Set 2020
  • Dormeo Warm Hug Set 2020

Dizajn me thurje

Njëra anë është njëngjyrëshe lejla ose e kuqe, ndërsa ana tjetër është e bardhë.

  • Dormeo Warm Hug Set 2020
  • Dormeo Warm Hug Set 2020

Më shumë ngjyra

Mund të shikoni edhe ngjyrat e tjera. Duke klikuar këtu.

Koleksiononi të gjtiha modelet dhe kombinojini ose përshtatini sipas dëshirës.

Dormeo Warm Hug Set 2020
Të dhëna teknike
Funksione Shtesë Set of blanket and pillow
Mbulesa 100% polyester (soft plush fleece), 100% polyester (faux fur)
Programi Dormeo Salloni
Përmasat 130x190cm set, 200x200cm set
lahet 30°C

Vlerësimet e klientëve 0 Vlerësime

Si e vlerësoni këtë Produkt? *

1 1 yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star