Çarçaf me llastik The Essentials SS Dormeo

Rifreskojeni shtratin duke zgjedhur çarçafç cilësorë The Essentials nga Dormeo! Ky çarçaf 100% pambuk, ka 160 fije dhe endje sateni, për më shumë butësi, me llastik në të katër qoshet, qëndron mirë në dyshek, duke ju mundësuar gjumë të rehatshëm. Zgjedhni mes 4 ngjyrave dhe 7 përmasave të çarçafit The Essentials. Mund të lahet në 60°.
- Më shumë
- Detajet e produktit
- Të dhëna teknike
- Më shumë
-
Rifreskojeni shtratin duke zgjedhur çarçafç cilësorë The Essentials nga Dormeo! Ky çarçaf 100% pambuk, ka 160 fije dhe endje sateni, për më shumë butësi, me llastik në të katër qoshet, qëndron mirë në dyshek, duke ju mundësuar gjumë të rehatshëm. Zgjedhni mes 4 ngjyrave dhe 7 përmasave të çarçafit The Essentials. Mund të lahet në 60°.
Më shumë - Detajet e produktit
-
Stinë e re, çarçaf i ri
Dormeo e di se çfarë është më e mira për gjumë cilësor e të rehatshëm. Në cilësinë e gjumit luajnë rol edhe çarçafët, të cilët duhet t’i ndërroni herë pas here. Andaj, kemi krijuar çarçafin me llastik The Essentials SS, i cili është shumë i përshatshëm, ofron ndjesi butësie për lëkurën tuaj dhe zbukuron shtratin tuaj falë ngjyrave të bukura pranverore.
Nuk lëviz nga dysheku
S’ka më çarçafë që grumbullohen dhe rrëshqasin nga dysheku – çarçafi The Essentials SS ka llastik në të katër qoshet, edhe qendron mirë në dyshek. Flini më rehat dhe zgjohuni pa u brengosur se do të duhet ta rregulloni përsëri çarçafin. Ky çarçaf ju ofron rehati, ju kursen kohë dhe duket bukur në shtratin tuaj.
I punuar 100% nga pambuku natyral
I butë, i qëndrueshëm, i ajrosshëm dhe absorbues - pambuku është materiali i përsosur për lëkurë. Pambuku po ashtu është përçues i shkëlqyer i nxehtësisë, duke ju ndihmuar të qëndroni freskët gjatë verës, ngrohtë gjatë dimrit dhe rehat gjatë gjithë vitit. Ky çarçaf është i punuar nga pambuku 100% natyral.
Lehtësi në mirëmbajtje
Pambuku mirëmbahet lehtë dhe mund të lahet në lavatriçe në 60°C, si dhe është i qëndrueshëm për vite me radhë. Falë 160 fijeve dhe endjes sateni, pas çdo larje, bëhet më i butë dhe më i këndshëm për lëkurën.
4 ngjyra, 7 përmasa
Ky çarçaf vjen në katër ngjyra klasike për çdo dhomë gjumi: e gjelbër e lehtë, bojëqielli, rozë romantike dhe e bardhë klasike. Mund të përdoret për dyshek me trashësi deri në 30cm dhe është në dispozicion në këto përmasa: 80x200cm, 90X200cm; 120X200cm; 140x200cm, 160x200cm; 180x200cm dhe 200x200cm.
- Të dhëna teknike
-
Linja Dormeo Essence Materiali 100% cotton Ngjyrat e disponueshme E Bardhë, Rozë, sky, teal Programi Dormeo Salloni lahet 60°C