Nuk keni produkte në shportë

Provo

MAGJIA E FESTAVE RRETH JUSH

MAGJIA E FESTAVE RRETH JUSH - Deri në 70% ULJE

Deri në 70% ULJE

 
[banner_timer]
 

DYSHEK SANTA Dormeo

Photo
Video
-30%

Sekreti i suksesit të babagjyshit është një gjumë i mirë, dhe Dormeo ofron dyshekun e vetëm të miratuar nga babagjyshi, i krijuar posaçërisht për t'u dhënë rehati personave me shpinë të ngurtë dhe qafë të lënduar. Me një bërthamë ergonomike të krijuar nga Kosmodisk për të siguruar shtrirjen e saktë të shtyllës kurrizore, plus qëndrueshmëri të përshtashme me 2 shtresa material Ecocell® dhe 3 zona të rehatshme dinamike të rehatisë, së shpejti do të shijoni net dhe ditë më relaksuese, pa dhimbje.

DYSHEK SANTA Dormeo

Çmimi: Nga 37,990 Lekë Deri në


Oferta: Nga 26,590 Lekë Deri në

Zgjidh opsionin
Na telefono në: 04 451 44 00
Për më shumë zgjidhni një opsion.
  • Më shumë
  • Detajet e produktit
  • Të dhëna teknike
Më shumë

Sekreti i suksesit të babagjyshit është një gjumë i mirë, dhe Dormeo ofron dyshekun e vetëm të miratuar nga babagjyshi, i krijuar posaçërisht për t'u dhënë rehati personave me shpinë të ngurtë dhe qafë të lënduar. Me një bërthamë ergonomike të krijuar nga Kosmodisk për të siguruar shtrirjen e saktë të shtyllës kurrizore, plus qëndrueshmëri të përshtashme me 2 shtresa material Ecocell® dhe 3 zona të rehatshme dinamike të rehatisë, së shpejti do të shijoni net dhe ditë më relaksuese, pa dhimbje.

Më shumë
Detajet e produktit

Ashtu si Babagjyshi që vjen për të na vizituar vetëm një herë në vit, ashtu edhe ky dyshek

Dysheku i Miratuar nga babgjyshi është prodhim i kufizuar dhe është në dispozicion për një periudhë të kufizuar kohore rreth Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri!

Ndërsa vitit i afrohet fundi, shumica prej nesh mendojnë për objektiva të cilat do të na bëjnë të dukemi ose të ndihemi më mirë. Vendimi për t’i dhënë vetes gjumë më të mirë është një nga vendimet më të mira që mund të merrni për veten, tani dhe në të ardhmen.

Filloni vitin e ri të freskët! Duke fjetur në Dyshekun e Miratuar nga Babagjyshi me rehati të shtuar, do të ndiheni si Babagjyshi në prag të Krishtlindjeve - gati për të marrë përsipër të gjithë botën!

Dormeo S Approved Mattress

Projektuar posaçërisht për të siguruar rehati dhe përshtatshmëri shtesë

Zgjoheni dhe ndjeheni të lodhur, me dhimbje dhe parehati të vogla? Arsyeja mund të jenë netët që kaloni në një dyshek të pakëndshëm ose të papërshtatshëm, ndoshta shumë të vjetër. Prandaj, Babagjyshi është menduar gjatë për t'ju dhënë Krishtlindjet e përsosura këtë vit dhe madje ka bërë një listë të përfitimeve të Dyshekut të ri të Miratuar nga Babagjyshi dhe nga Dormeo:

  • Dyshek ergonomik: siguron mbështetje të përsosur dhe përshtatet me trupin tuaj për të mbajtur shtyllën kurrizore në pozicionin e duhur dhe për të ndihmuar në eliminimin e dhimbjeve të shpinës.
  • Komoditet shtesë: Materiali memory në brëndësi të dyshekut siguron përgjigje më të mirë në formën dhe lëvizjet e trupit, si dhe për lehtësimin e pikave të presionit.
  • Shtresa e mesme - Shtresa Ergo e frymëzuar nga Kosmodisk në formën e shtyllës kurrizore të njeriut.
  • 3 zona të rehatshme dinamike të rehatisë për mbështetje optimale të zonave të ndryshme të trupit.
  • Bërthama e kthyeshme që i mundëson gjumit të personalizojë qëndrueshmërinë e dyshekut.
  • Ajroset për shkak të materiali Ecocell® dhe kanaleve të ajrit.
  • Me trajtimin CleanEffect® për mbrojtje anti-bakteriale, kundër pluhurit dhe mbrojtje anti-mikrobike.
  • Mbulesë që hiqet dhe lahet për një mjedis të shëndetshëm dhe të pastër pa baktere, marimanga pluhuri dhe aroma.
  • 15 vjet garanci.
  • Prodhuar në Evropë.
Dormeo S Approved Mattress

Shikoni në brëndësi të dyshekut

lartësia20cm

Dormeo S Approved Mattress

Kliko mbi   për më shumë info.

  1. Mbulese e cila hiqet dhe lahet me nje dizjn unik

    Mbulesa e sipërme hiqet dhe lahet dhe është e përmirësuar me një trajtim CleanEffect® që lufton bakteret, mikrobet, marimangat e pluhurit dhe alergenet. Mbulesa gjithashtu vjen me një dizajn të bukur unik me dëborë magjike.

  2. 2cm material Memory

    Merr formen e trupit tuaj dhe përshtatet me të.

  3. 6cm material Ecocell® i bute, shtresa portokalli me zona

    Struktura fleksibile e qelizave 3D që përshtaten me trupin. Shtresa portokalli Ecocell® me 3 zona të veçanta komoditeti ka një densitet më të ulët, duke e bërë atë më të butë dhe më të përshtatshme. Kanalet speciale sigurojnë fleksibilitet shtesë ndaj sfungjerit dhe lejojnë qarkullim më të mirë të ajrit.

  4. 6cm shtresë ERGO

    Shtresa unike 6cm ERGO me material Ecocell®, e zhvilluar në bashkëpunim me Kosmodisk - ekspert i shtyllës kurrizore, ofron 3 zona të veçanta komoditeti, reagojnë në mënyrë dinamike dhe përshtaten me lëvizjet e trupit tuaj për të siguruar shtrirjen optimale të shtyllës kurrizore dhe zvogëlimin e dhimbjeve të shpinës.

    Dormeo S Approved Mattress
  5. 6cm material Ecocell® i fortë, shtresa e bardhë me zona

    Struktura fleksibile e qelizave 3D që përshtaten me trupin tuaj. Shtresa e bardhë Ecocell® me 3 zona të veçanta komoditeti ka një densitet më të lartë, duke e bërë atë më të fortë prandaj është bërë për ata që nuk kanë nevojë për një shkallë të lartë përshtatshmërie. Kanalet speciale sigurojnë fleksibilitet shtesë ndaj sfungjerit dhe lejojnë qarkullim më të mirë të ajrit.

  6. Mbulesa e poshtme – Hiqet dhe lahet

    Mbulesa e poshtme është e lëvizshme, e larë dhe e përmirësuar me një trajtim CleanEffect® që lufton bakteret, mikrobet, marimangat e pluhurit dhe alergenet. Mbulesa vjen në ngjyrë gri me një model klasik zig-zag.

Ktheni/rrotulloni dyshekun për të zgjedhur fortësinë që dëshironi

Dysheku i miratuar nga Babagjyshi vjen me bërthamë të kthyeshme që mundëson gjumë të personalizuar sipas fortesisë së dyshekut.

  • Dormeo S Approved Mattress

    Njëra anë e bërthamës është bërë nga shtresa më e butë ngjyrë portokalli Ecocell® që ka një densitet më të ulët, duke e bërë atë më të butë dhe më të përshtatshëm.

  • Dormeo S Approved Mattress

    Ana tjetër e bërthamës është bërë nga shtresa më e fortë e bardhë Ecocell® që ka një densitet më të lartë, duke e bërë atë më të fortë prandaj është bërë për ata që nuk kanë nevojë për një shkallë të lartë përshtatshmërie.

Për përshtatshmëri dhe rehati

Dysheku i miratuar S përmban një strukturë unike, të bërë nga material memory brenda thelbit të dyshekut, dy shtresa sfungjeri Ecocell® dhe një shtresë të veçantë ERGO. Kombinimi i tyre rezulton në tërheqjen e trupit tuaj për t'u zhytur në dyshek në një nivel optimal - me fjalë të tjera, dyshek i miratuar nga Santa siguron përshtatshmërinë dhe rehatinë e saktë që kërkon lloji juaj unik i trupit.

Dormeo S Approved Mattress

Prodhim i limituar

Dysheku i miratuar nga Santa është dysheku i parë me një dizajn unik që do të jetë i disponueshëm vetëm për një periudhë të shkurtër kohore gjatë sezonit të dimrit.

Dysheku vjen me një dizajn të bukur dimëror në pjesen e sipërme që përfaqëson flokët e dëborës dhe trajton format në borë dhe mbulesën e poshtme dimërore me model që të kujton batanijet e Krishtlindjeve.

Të dyja pjesët janë të lidhura me zinxhirin e ngjyrës së kuqe për ta bërë këtë dyshek edhe më të bukur dhe të veçantë.

Dormeo S Approved Mattress

Një mjedis gjumi më i pastër dhe më i shëndetshëm

Dizajni me ajrosje i dyshekut e mban atë të freskët dhe të pastër. Trajtimi me bazë natyrore CleanEffect® në mbulesen e cila mund të hiqet dhe të lahet, gjithashtu siguron mbrojtje efektive kundër marimangave të pluhurit, mikrobeve, baktereve dhe aromave, duke ndihmuar në mbrojtjen e atyre me alergji dhe lëkurë të ndjeshme.

Dormeo S Approved Mattress

Vendoset shpejt dhe lehtë

Dysheku do t'ju arrijë në derë të shtëpisë i mbyllur me vakum, i mbështjellur në dy shtresa plastike. Të gjithë dyshekët tanë janë të kompresuar dhe mbyllur me vakum, falë procesit eko-miqësor të transportit dhe po ashtu për të siguruar më shumë mbrojtje gjatë transportit.

  • 1
    Unpacking Mattress - Step 1

    Prisni me kujdes qesen e jashtme me gërshërë duke u siguruar që të mos prisni qesen plastike në brëndësi të dyshekut. Mos përdorni thikë.

  • 2
    Unpacking Mattress - Step 2

    Hapni dyshekun mbi krevat. Prisni me kujdes cepat e qeses dhe hiqni qesen.

  • 3
    Unpacking Mattress - Step 3

    Lëreni për rreth 6 orë që dysheku të marr formën e tij.

Të dhëna teknike
Linja Dormeo Vitality
Programi Dormeo Fjetja

Vlerësimet e klientëve 0 Vlerësime

Si e vlerësoni këtë Produkt? *

1 1 yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star