- Më shumë
- Detajet e produktit
- Të dhëna teknike
- Më shumë
-
Jastëk klasik Renew Natura është i butë, i ngrohtë dhe mund të përdoret gjatë gjithë vitit. Me material shumë cilësor dhe një dizajn të këndshëm. Ideal për çdo pozicion gjumi. Jastëku është në përmasë 50x70 cm dhe mund të lahet në 60°C.
Më shumë - Detajet e produktit
-
Jastëk Klasik Renew Natura
Jastëku Klasik Dormeo Renew Natura me materiale shumë cilësore, për një gjumë të mirë e të rehatshme gjatë gjithë natës. Me material poliester për më shumë butësi e një pamje tërheqëse. Mbushja e tij është me material me mikrofibra të avancuara Wellsleep®, të cilat sigurojnë që jastëku të jetë plotësisht i ajrosshëm dhe fibra Tencel™ Lyocell për më shumë rezistence dhe përthithje sa më të mirë të lagështisë.
I butë dhe i rehatshëm
Për rehati maksimale dhe më shumë butësi, ne kemi shtuar në mbushjen e tij fibrat WellSleep®. Struktura unike e fibrave Wellsleep® krijon xhepa ajri, për ti dhënë më shumë volum jastëkut dhe sa më shumë butësi për të ofruar një mbështetje optimale. Në këtë mënyrë, jastëku ajroset lehtësisht, duke ofruar një ambjent gjumi sa më higjenik e të freskët.
Me veti hipoalergjike
Për më shumë rezistencë dhe veti hipoalergjike, mbushja e jastëkut Dormeo Renew Natura përmban edhe fibra Tencel™ Lyocell. Këto fibra janë nga pema eucalyptus dhe kanë veti shumë të mira në përthithjen e lagështisë, duke ofruar një ambjent të thatë e të këndshëm. Hipoalergjike, reduktojnë krijimin dhe rritjen e bakterieve në mënyrë natyrale, duke parandaluar zhvillimin e aromave të pakëndshme.
Lahet në 60°C
Jastëku Dormeo Renew Natura me një kontur të këndshëm dhe materiale shumë cilësore. Përmasa e jastëkut është 50x70 cm dhe ka formë klasike që është e përshtatshme për çdo lloj poziocioni gjumi: me shpinë, me bark ose anash. Jastëku mund të lahet në 60°C.
- Të dhëna teknike
-
Bërthama 100% polyester (Wellsleep® advanced) Forma e jastëkut Klasik Linja Dormeo Vitality Mbulesa 100% polyester; Quilted cover filling: 50% lyocell (TencelTM Lyocell), 50% polyester (Wellsleep® advanced) Programi Dormeo Fjetja Përmasat 50x70 cm Rregullimi i papastërtisë Po lahet 60°C