Set këllëfësh I Owl You Dormeo

Kthejeni çdo dhomë gjumi në një vend të lezetshëm dhe simpatik për të pushuar dhe relaksuar, me setin e ri I Owl You. Bërë nga 100% pambuk tërësisht natyral për rehati dhe butësi, ajrosje dhe prakticitet. Zgjidhni një nga 4 ngjyrat dhe shijoni stilet 4-në-1 me këllëfin e kthyeshëm të jastëkut dhe mbulesën e jorganit, me 3 bufa miqësore. Përmasa 140x200 cm dhe lahet në 60°C.
- Më shumë
- Detajet e produktit
- Të dhëna teknike
- Më shumë
-
Kthejeni çdo dhomë gjumi në një vend të lezetshëm dhe simpatik për të pushuar dhe relaksuar, me setin e ri I Owl You. Bërë nga 100% pambuk tërësisht natyral për rehati dhe butësi, ajrosje dhe prakticitet. Zgjidhni një nga 4 ngjyrat dhe shijoni stilet 4-në-1 me këllëfin e kthyeshëm të jastëkut dhe mbulesën e jorganit, me 3 bufa miqësore. Përmasa 140x200 cm dhe lahet në 60°C.
Më shumë - Detajet e produktit
-
Një pamje e re për dhomën e gjumit
Mënyra më e shpejtë për t'i dhënë një pamje të re dhomës së gjumit është të ndryshoni kompletin e çarçafëve, me një këllëf jastëku dhe mbulesë jorgani që ju krijojnë ndjenjën se dëshironi të pushoni dhe relaksoheni në shtëpi. Tani mund të shtoni më shumë humor dhe dashuri në çdo dhomë gjumi me një set simpatik nga linja e njohur e Dormeo Emotion Owl, me mesazhin e përjetshëm "Owl you need is Love".
Një mënyrë për t'ju treguar kujdes
Bufat Emotion janë një familje miqsh që e dinë se një shtëpi e ngrohtë dhe një marrëdhënie e dashur janë sekreti i një jete të lumtur. Ky set i ri ndan dashurinë me një dizajn që do të prekë zemrën tuaj dhe do të sjellë një buzëqeshje. Ideale për dhomat e fëmijëve dhe për këdo që dëshiron pak më shumë bukuri në dhomën e gjumit.
4 në 1 për t'i mbajtur gjërat me ngjyra
Si këllëfi i jastëkut ashtu edhe mbulesa e jorganit janë krijuar për të ofruar mundësi maksimale për pamjen e dhomës tuaj të gjumit.
- Njëra anë e mbulesës së jorganit ka tre bufa simpatike dhe sloganin "Owl You Need is Love", ana tjetër është një ngjyrëshe.
- Njëra anë e këllëfit të jastëkut tregon fytyrën qesharake të një bufi – duke përfshirë edhe veshët 3D! Ana tjetër tregon zemrat, për ëndrrat dhe kohët e mira.
Kombinojini për të krijuar katër kombinime të ndryshme nga një set. Kompletet janë në dispozicion në të verdhë, jeshile, blu ose pjeshkë.
Materiale cilësore
Prodhuar me material 100% pambuk tërësisht natyral për një ndjesi të butë, elastike që është e fortë dhe jo alergjike. Këllëfi i jastëkut me përmasa 50x70 cm dhe mbulesa e jastëkut në përmasë 140x200 cm, mbyllet me zinxhir.
Lehtësi në larje, ngjyra të forta dhe të qëndrueshme
Përdorimi i pambukut do të thotë se seti lahet plotësisht në lavatriçe në 60°C. Ngjyrat qëndrojnë të ndritshme dhe të forta larje pas larje, edhe pse pambuku bëhet më i butë me kalimin e kohës.
Koleksioni Emotion Owl
Seti i këllëfëve I Owl You është pjesë e koleksionit Emotion Owl, në të cilin mund të gjeni edhe produkte të tjera si jastëk, batanije dhe lodra të buta që ndihmojnë në krijimin e një ambienti më të rehatshëm gjumi.
- Të dhëna teknike
-
Linja Dormeo Trends Programi Dormeo Salloni