Seti i këllëfëve Black Diamond SS Dormeo

Jepini dhomës tuaj të gjumit një pamje të re për pranverën, me një set këllëfësh nga koleksioni ekskluziv Black Diamond. Këllëf jastëku dhe jorgani me cilësi të lartë të bëra prej pambuku plotesisht natyral, me një endje luksoze të satenit për një komoditet dhe relaksim maksimal. Stili 4-në-1 me një model lules në 1 anë dhe trekëndëshat nga ana tjetër. Në dispozicion në 2 ngjyra, gri dhe rozë.
- Më shumë
- Detajet e produktit
- Të dhëna teknike
- Më shumë
-
Jepini dhomës tuaj të gjumit një pamje të re për pranverën, me një set këllëfësh nga koleksioni ekskluziv Black Diamond. Këllëf jastëku dhe jorgani me cilësi të lartë të bëra prej pambuku plotesisht natyral, me një endje luksoze të satenit për një komoditet dhe relaksim maksimal. Stili 4-në-1 me një model lules në 1 anë dhe trekëndëshat nga ana tjetër. Në dispozicion në 2 ngjyra, gri dhe rozë.
Më shumë - Detajet e produktit
-
Jepini dhomës tuaj të gjumit aromën e pranverës
Dhoma juaj e gjumit është gjëja e fundit që shihni natën dhe e para që shihni në mëngjes, prandaj është e rëndësishme të krijoni një hapësirë që ju ndihmon të relaksoheni dhe të bini butësisht në gjumë, pastaj të zgjoheni të freskët, plot energji dhe në humor të mirë për ditën. Sillni freskinë e pranverës në shtëpinë tuaj me një set të ri çarçafësh Black Diamond, që do ta bëjnë dhomën tuaj të gjumit një oaz qetësie në shtëpinë tuaj.
Pambuk natyral, me luksin e satenit
Pambuku është çmuar prej kohësh për butësinë, forcën dhe komoditetin e tij të freskët për ajrosje, duke e bërë atë ideal për shtratin dhe veshjet pranë lëkurës. Natyrisht hipoalergjik dhe jo statik, është perfekt për personat me alergji ose lëkurë të ndjeshme, ndërsa përthithja e lagështisë dhe vetitë e tij të përcjelljes së nxehtësisë mund t’ju ndihmojnë të mbani të freskët dhe të thatë gjatë gjithë natës. Seti i këllëfëve Black Diamond SS është bërë prej pambuku me 200 fije me një endje të pasur të satenit, për një butësi që do të pëlqeni të pushoni dhe shkëlqim luksoz që duket i shkëlqyeshëm në çdo dhomë gjumi.
Stil 4 në 1 për një pamje të bukur
Këllëfet e jorganit dhe jastekut janë të kthyeshme, duke ju dhënë 4 pamje të shkëlqyera nga një set. Ndryshoni shpejt dhe me lehtësi pamjen e dhomës tuaj të gjumit, me njërën anë që tregon një model klasik me lule, tjetrën një pamje më moderne me trekëndësha delikatë. Seti është në dispozicion në dy ngjyra për të komplimentuar çdo dhomë gjumi, një gri të pasur ose rozë të butë.
Shumë praktike
Përvoja e Dormeo-s në prodhimin e produkteve të dhomës së gjumit me cilësi të lartë nënkupton që ky set është përfunduar me detajet e vogla praktike që e bëjnë të lehtë përdorimin dhe e bëjnë atë të duket i mrekullueshme. Mbulesa e jorganit mbyllet me kopsa, kështu që mund të fusni dhe nxirrni lehtësisht jorganin për ta larë, ndërsa këllëfi i jastëkut me mbyllje nga brenda për të ndaluar rrëshqitjen e jastëkut.
Lehtësi për tu kujdesur dhe pjesë e një koleksioni ekskluziv
Seti I këllëfëve lahet plotësisht në lavatriçe në 40°C për pastrim të lehtë dhe vite përdorimi higjienik. Në dispozicion në 2 madhësi, 140x200 cm dhe 200x200 cm. Pjesë e koleksionit ekskluziv luksoz Black Diamond të aksesorëve për dhomat e gjumit.
- Të dhëna teknike
-
Bed Size Double Bed Linja Dormeo Trends Materiali pambuk saten Ngjyrat e disponueshme dusty pink, rich grey Programi Dormeo Salloni lahet 40°C