Dyshek bebesh Dormeo

Gjumi është jetik për një fëmijë në rritje, dhe ju dëshironi që fëmija juaj të ketë dyshekun më të mirë në mënyrë që të pushojnë në komoditet dhe siguri. Dysheku për bebe V2 siguron mbështetjen e fortë që rekomandojnë mjekët, me një bërthamë me sfungjer Ecocell® që përshtatet me trupin. Një mbulesë e papërshkueshme nga uji, e cila hiqet dhe lahet, së bashku me trajtimin anti-bakterial CleanEffect®, e mbajnë dyshekun të freskët dhe pa aroma të pakëndshme.
- Më shumë
- Detajet e produktit
- Të dhëna teknike
- Më shumë
-
Gjumi është jetik për një fëmijë në rritje, dhe ju dëshironi që fëmija juaj të ketë dyshekun më të mirë në mënyrë që të pushojnë në komoditet dhe siguri. Dysheku për bebe V2 siguron mbështetjen e fortë që rekomandojnë mjekët, me një bërthamë me sfungjer Ecocell® që përshtatet me trupin. Një mbulesë e papërshkueshme nga uji, e cila hiqet dhe lahet, së bashku me trajtimin anti-bakterial CleanEffect®, e mbajnë dyshekun të freskët dhe pa aroma të pakëndshme.
Më shumë - Detajet e produktit
-
Gjumë i mirë, fëmijë të shëndetshëm dhe të lumtur
Gjumi është thelbësor për rritjen dhe zhvillimin e shëndetshëm, dhe shumë i domosdoshëm për bebet dhe fëmijët e vegjël, dhe kjo është arsyeja pse kur blini një dyshek për fëmijën tuaj dëshironi më të mirën. Ekspertët e gjumit Dormeo e dine se sa e rëndësishme është kjo dhe ju ofrojnë më të mirën pavarësisht sa i madh apo i vogël je. Me vite përvojë, ne dimë të dizenjojmë dyshekun perfekt, me standarde të larta dhe materialet më të mira.
Pse një dyshek i fortë është më i miri për një fëmijë?
Ndërkohë që një dyshek më i butë mund të duket zgjedhja natyrale për një fëmijë, një sipërfaqe e fortë e gjumit është në të vërtetë më e mirë për foshnjat. Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka zbuluar se shkaku kryesor i vdekjes për foshnjat në SH.B.A. është sindroma e vdekjes së papritur e foshnjës, shpesh e shkaktuar nga mbytja për shkak të një sipërfaqeje gjumi që është shumë e butë.
Material Ecocell® për fortësi, fleksibilitet dhe rehati
Zemra e dyshekut është një shtresë prej 10cm sfungjer Ecocell®, fleksibël, me një strukturë qelizore 3D që përshtatet me trupin e fëmijës dhe siguron mbështetjen e fortë që u nevojitet për të fjetur në rehati. Dizajni unik mundëson qarkullim të shkëlqyeshëm të ajrit për ta mbajtur dyshekun të thatë dhe higjienik, duke siguruar një mjedis më të shëndetshëm fjetje për foshnjën tuaj dhe mbështetjen e nevojshme të shtyllës kurrizore në perputhje me rritjen e tyre.
I papërshkueshëm nga uji dhe mbulesë që lahet
Një dyshek për fëmijë duhet të rezistojë ndaj aksidenteve të vogla që ndodhin natyrshëm, kjo është arsyeja pse dysheku per bebe vjen me një mbulesë që mund të hiqet dhe lahet kur është e nevojshme. Mbulesa është bërë nga material viscoz, një pëlhurë që ndihmon në heqjen e lagështisë dhe e mban fëmijën freskët dhe i ofron rehati ndërsa fle. Pjesa e poshtme e mbulesës e mbron dhe e bën atë të papërshkueshme nga uji duke mbrojtur bazën e dyshekut. Përdorimi i një trajtimi të pastër anti-bakterial dhe anti-pluhur CleanEffect® shton sigurinë, duke e mbajtur dyshekun të freskët dhe pa aroma të pakëndshme.
Sipas standardeve më të larta, në dy madhësi dhe ngjyra
Dysheku për bebe është plotësisht në përputhje me standardin kryesor botëror për dyshekët dhe krevatet e fëmijëve, EN 16890: 2017 i BE-së. Dysheku është në dispozicion në dy madhësi, 60x120 cm dhe 70x140 cm, dhe në ngjyrë rozë ose blu.
-
- Të dhëna teknike
-
Linja Dormeo Grow Materiali i dyshekut Ecocell® Mbulsa lahet Po Programi Dormeo Fëmijët