Shtresë Dysheku Air+ Dormeo

Ktheni dyshekun ose divanin në një zonë më të rehatshme gjumi me këtë shtresë të re që ofron 4 shtresa mbështetjeje të personalizuar për trupin. Me teknologjinë Ecocell® dhe Octaspring®, pjesa e sipërme ka 3 zona të dallueshme për të siguruar rehati maksimale. Sistemi AirX siguron qarkullimin e ajrit për t'ju mbajtur të freskët dhe të thatë, ndërsa trajtimi CleanEffect® e mban atë më të freskët.
- Më shumë
- Detajet e produktit
- Të dhëna teknike
- Më shumë
-
Ktheni dyshekun ose divanin në një zonë më të rehatshme gjumi me këtë shtresë të re që ofron 4 shtresa mbështetjeje të personalizuar për trupin. Me teknologjinë Ecocell® dhe Octaspring®, pjesa e sipërme ka 3 zona të dallueshme për të siguruar rehati maksimale. Sistemi AirX siguron qarkullimin e ajrit për t'ju mbajtur të freskët dhe të thatë, ndërsa trajtimi CleanEffect® e mban atë më të freskët.
Më shumë - Detajet e produktit
-
Projektuar posaçërisht për rehati dhe relaksim të shtuar
Dormeo ka vite përvojë hulumtimi, dizajnimi dhe prodhimi të produkteve me cilësi më të lartë për t'ju dhënë gjumin më të mirë të natës, për t'u siguruar që të zgjoheni të relaksuar, të freskët dhe të gatshëm për të filluar ditën tuaj. Inovacioni ynë i fundit është Air+ Topper, i cili e kthen dyshekun tuaj në një shtrat më mbështetës, të rehatshëm, për të lehtësuar dhimbjen e shpinës dhe për të bërë kohën e gjumit diçka për të cilën ta prisni me padurim.
Mbështetje shtesë atje ku ju nevojitet
Një dyshek shumë i fortë ose shumë i butë, që është i pakëndshëm dhe nuk siguron mbështetje të mjaftueshme mund të çojë në dhimbje shpine dhe netë pa gjumë, duke ju lënë të lodhur dhe të paaftë për të shijuar ditën. Por nuk keni nevojë të blini një dyshek të ri për të ndryshuar mënyrën e gjumit me shtresën Air+ dhe katër shtresat e tij të komoditetit relaksues.
- Pjesa ë sipërme është e perbere nga dy shtresa sfungjer Ecocell®, me një strukturë qelizore fleksibël, 3D që përshtatet me trupin tuaj dhe siguron mbështetjen e fortë dhe komoditetin që i duhet shtyllës kurrizore për të qëndruar pa dhimbje. Dizajni unik mundëson rrjedhje të shkëlqyeshme të ajrit për ta mbajtur shtratin tuaj të thatë dhe higjienik, duke siguruar një ambient më të shëndetshëm gjumi.
- Një shtresë me susta sfungjeri Octaspring® sigurojnë mbështetje të vazhdueshme, të personalizuar me 8 kolona që mund të përputhen me secilën kontur dhe lëvizje të trupit tuaj. Kjo risi siguron mbështetje dinamike për të gjitha pozicionet e gjumit, qoftë në anën tuaj, në shpinë apo në stomak.
- Mbulesa është bërë nga fijet modale TENCEL, për një pëlhurë të butë dhe të ajrosshme të prodhuar nga druri i ahut i rritur duke përdorur një proces miqësor ndaj mjedisit. Ka një trajtim CleanEffect® për ta mbajtur shtresen të freskët dhe pa baktere, marimangat dhe aromat.
1234- mbluesa me TENCEL™ fibra Modal dhe e trajtuar me CleanEffect®
- 1,5 cm Ecocell®
- 4 cm susta Octaspring®
- 1,5 cm Ecocell®
Tri zona për të gjithë trupin
Bërthama Octaspring® është dizenjuar me tre zona të veçanta për rehati maksimale, të përshtatura individualisht për nevoja të ndryshme të kokës dhe qafës, ijeve dhe këmbëve.
Një dizajn elegant për qarkullim të ajrit
Shtresa ka një pamje të sofistikuar për të shkuar me dizajnin e tij të teknologjisë së lartë, me një model të bukur të bardhë rrethor që është ekskluziv për linjën Air+. Anët e pjesës së sipërme janë të mbuluara me sistemin më të fundit AirX, një rrjetë me ajër që siguron qarkullim të vazhdueshëm të ajrit dhe komoditet. Pjesa e poshtme e shtreses vjen me pika kundër rrëshqitjes në mënyrë që të qëndrojë e sigurt në vend gjatë gjithë natës.
lartësia7cm
Një dyshek shtesë për mysafirët, më shumë komoditet gjatë kampeve
Ndërsa pjesa e sipërme funksionon më mirë në një dyshek, mund të përdoret gjithashtu për ta kthyer një divan në një shtrat më mikpritës, të vendosur në dysheme ose të mbahet në një karvan për të siguruar komoditetin e shtëpisë kur udhëtoni. I lehtë për tu lëvizur, shtresa është ideale kudo që ju nevojitet një gjumë i mirë.
- Të dhëna teknike
-
Octaspring® Po Bërthama Foam layers: polyurethane foam (Ecocell®); Springs layer: 100% polyurethane foam springs (Octaspring®) Lartësia 7 cm Linja Dormeo Harmony Materiali i dyshekut Ecocell®, Octaspring/Susta sfungjeri Mbulesa Top fabric: 76% polyester, 24% modal (TENCEL™); Side fabric: 100% polyester (AirX System); Bottom fabric: 100% polyester with anti-slip dots Programi Dormeo Fjetja Shtresë e kthyeshme Po Zonat e fortësisë 3