Jastëk Air+ Adapt Dormeo

Bëni një gjumë më të mirë gjatë natës me një jastëk të ri të krijuar posaçërisht për rehati dhe mbështetje. I përshtatshëm për personat që flenë me shpinë, përmbys ose anash, me një bërthamë me material mikrofibër Wellsleep® për mbështetje të butë, të zbutur dhe ajrosje dhe të mbështjellë në një rrjetë Octaspring® për komoditetin e thellë të materialit memory. Me mbrojtje kundër baktereve, anti-mikrobeve dhe anti-pluhurit, me mbulesë e cila mund të hiqet dhe lahet.
- Më shumë
- Detajet e produktit
- Të dhëna teknike
- Më shumë
-

Më shumë - Detajet e produktit
-
Merrni një jastëk të ri për më shumë rehati
Ashtu si çarçafët, jastëkët duhet të lahen rregullisht dhe të zëvendësohen për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe higjenik gjumi. Një jastëk me cilësi të lartë jep disa vite përdorim të përditshëm, kështu që ia vlen të zgjidhni atë që do të qëndrojë i freskët, i fortë dhe i bukur për të fjetur natë pas nate, me komoditetin dhe vëmendjen ndaj detajeve që prisni nga Dormeo, ekspertët e gjumit.
Komoditeti dhe mbështetja që ju nevojitet
- Dizajn që është i përshtatshëm për të gjithë personat që flenë - anash, me kurriz ose përmbys.
- Mban kokën, qafën dhe shtyllën kurrizore dhe mbështet kthesën natyrale të shpinës.
- Përshtat formën menjëherë me çdo lëvizje të kokës dhe shpatullave.
- Super komod, i ajrosshëm dhe tepër i këndshëm në prekje.
Rrjeta e avancuar Octaspring® për rehati dhe ajrosje
Jastëku është i mbështjellë me një rrjetë Octaspring® të trashë 1.5 cm që shton komoditetin e zakonshëm të materialit memory, duke iu përshtatur kontureve të kokës, qafës dhe shpatullave, duke dhënë mbështetjen që ju nevojitet për një shpinë më të shëndetshme dhe pa dhimbje.
Për më tepër, natyra fleksibël e rrjetës Octaspring® promovon ajrosje të shtuar duke ju ndihmuar të mbani freskinë dhe të shmangni mbinxehjen.
Mikrofibrat e avancuara Wellsleep®
Materiali i jastëkut është me mbushje mikrofibrash Wellsleep® që krijon xhepa ajri që mbajnë një vëllim të plotë dhe të ajrosur me një butësi që merr frymë dhe zbutet, ndaj të cilës do të doni ta mbështetni kokën.
Mikrofibrat Wellsleep® kanë thithje minimale të lagështirës, duke i rezistuar kështu njollave dhe aromave të pakëndshme.
Cilësi dhe vëmendje ndaj detajeve
Çdo jastëk ka madhësi 50x70 cm dhe 20 cm lartësi, perfekte për të gjithë këllefët e jastëkëve standardë. Forma klasike e jastëkut me mbulesën elegante të bardhë me konture elegante blu.
- Të dhëna teknike
-
Linja Dormeo Harmony Programi Dormeo Fjetja