Nuk keni produkte në shportë

Provo

Politika e Ruajtjes së Fshehtësisë

Shkurtimisht për Politikën tonë të Fshehtësisë

  • Ne nuk do të abuzojmë asnjëherë dhe në asnjë mënyrë me informacionet tuaja personale.
  • Të dhënat që kemi për ju nuk do t’i kalojnë asnjë pale të tretë, përveç rasteve kur kërkohen nga organet e drejtësisë.
  • Ne nuk do t’ju dërgojmë me e-mail mesazhe të cilat ju nuk i keni kërkuar, përveç mesazheve që kanë lidhje me transaksione të rëndësishme.
  • Ju do të keni gjatë gjithë kohës mundësi të ndërprisni shpejt dhe pa vështirësi abonimin që keni bërë për çfarëdolloj komunikimi me ne me anë të postës elektronike.

Politika e Plotë për Ruajtjen e Fshehtësisë

Deklarata e Studio Moderna-s për Politikën e Ruajtjen së Fshehtësisë

Për kompaninë tonë, ruajtja e të dhënave personale të klientëve është një çështje e rëndësishme.
Të gjitha veprimtaritë e Studio Moderna-s në internet pajtohen me ligjin Europian (EU Directive 95/45/EC, 2002/58/EC dhe Treaty Convention ETS 108, ETS 181, ETS 185, ETS 189) dhe legjislacionet vendase në vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore. Kjo politikë e ruajtjes së fshehtësisë përcakton mënyrën e trajtimit të informacioneve që Studio Moderna merr nga ju kur vizitoni këtë faqe interneti.

Mbledhja dhe Përpunimi i të Dhënave Personale

Të dhënat personale janë informacionet tuaja të identifikimit, psh: emri juaj, adresa, adresa postare ose e e-mail-it. Studio Moderna nuk i mbledh të dhënat tuaja personale përveçse kur ju i jepni vetë ato, psh. kur porosisni një produkt ose kur abonoheni në buletinin informativ.

Përdorimi dhe Shqyrtimi i të Dhënave tuaja Personale

Studio Moderna do të përdorë të dhënat tuaja personale eskluzivisht për qëllime të administrimit teknik të faqes së internetit, për t’ju dhënë hyrje në informacione specifike, ose për komunikim të përgjithshëm me ju. Studio Moderna asnjëherë nuk do t’ia shesë të dhënat tuaja personale një pale të tretë dhe as nuk do t’i tregtojë tjetërkund. Punonjësit e Studio Moderna-s janë të detyruar të respektojnë privatësinë e të dhënave tuaja dhe të pajtohen me kontratën e shqyrtimit konfidencial.

Liria e Zgjedhjes

Ju keni kontroll mbi informacionet që i jepni Studio Moderna-s për personin tuaj. Sidoqoftë, nëse zgjidhni që Studio Moderna të mos ketë të drejtë të përdorë infomacionin, ju lutemi të jeni i vetëdijshëm që nuk do të mund të hyni në disa zona të faqes tonë të internetit. Përdoruesit të cilët vendosin të ndërpresin abonimin në buletinin tonë, mund ta bëjnë këtë duke shkruar në adresën tonë të e-mail-it. Nëse të dhënat tuaja ndryshojnë (psh. Prefiksi, e-mail-i, adresa postare, nr. i telefonit apo i celularit), ju lutemi të rikonfirmoni të dhënat personale te faqja e llogarisë suaj.

Informacioni i regjistruar automatikisht (të dhëna jo-personale)

Kur ju hyni në faqen e internetit të Studio Moderna-s, informacione të përgjithshme jo-personale (programi hapës që përdorni në internet, numri i vizitave, koha që shpenzoni mesatarisht në këtë faqe, faqet që keni parë) regjistrohen automatikisht (jo si pjesë e regjistrimit që bëni). Këto informacione përdoren si instrument matës për efektin e faqes tonë të internetit dhe për të përmirësuar përmbajtjen dhe funksionimin e saj. Të dhënat tuaja nuk përpunohen më tej dhe as nuk transmetohen diku tjetër.

Cookies (Biskotat)

Cookies (biskotat) janë dosje të vogla që depozitohen përkohësisht në hard disk-un tuaj, dhe i japin sitit tonë mundësinë ta njohë kompjuterin herën tjetër që vizitoni faqen e internetit të Studio Moderna-s. Studio Moderna përdor Cookies eskluzivisht për të mbledhur informacione që kanë të bëjnë me përdorimin e faqes sonë të internetit.

Siguria

Studio Moderna kujdeset shumë për të garantuar sigurinë e të dhënave personale. Të dhënat janë të mbrojtura me kujdes nga humbja, shkatërrimi, shtrëmbërimi/falsifikimi, manipulimi dhe nga hyrja e paautorizuar ose përdorimi i paautorizuar.

Të Miturit

Studio Moderna i këshillon të gjithë prindërit dhe kujdestarët që t’u mësojnë fëmijëve përdorim të kujdesshëm e të përgjegjshëm të të dhënave të tyre personale në internet. Minorenët nuk duhet të transmetojnë të dhënat e tyre personale në faqen e internetit të Studio Moderna-s pa lejen e prindërve ose të kujdestarëve. Studio Moderna asnjëherë nuk do të grumbullojë të dhëna personale nga fëmijët, t’i përdorë ose t’i mundësojë ato pa leje për ndonjë palë të tretë.

Lidhjet me faqet e tjera të internetit

Kjo deklaratë për ruajtjen e fshehtësisë është e vlefshme për faqen e internetit www.studio-moderna.com drejtuar nga Studio Moderna dhe të gjithë institucionet që varen prej saj në Europën Qëndrore dhe Lindore. Kjo faqe interneti mund të përmbajë lidhje me faqe të tjera brenda dhe jashtë Studio Moderna-s, për të cilat kjo deklaratë e ruajtes së fshehtësisë nuk vlen. Kur largoheni nga faqja e Studio Moderna-s, ju lutemi sigurohuni që të lexoni deklaratën e ruajtjes së fshehtësisë për secilën faqe interneti që mbledh informacione personale identifikimi.

E drejta e informimit

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me politikat tona të ruajtjes së fshehtësisë ose përpunimit të të dhënave tuaja, ju lutemi të kontaktoni përfaqësuesin tonë të Ruajtjes së Fshehtësisë: info@topshop.al

Në rast bërjeje të kërkesës, do të infomoheni sa më shpejt –sipas i legjislacionit në fuqi – për secilën nga të dhënat që mund të jenë mbledhur për ju kur keni vizituar faqen e internetit të Studio Moderna-s.

Komunikimi i ndryshimeve

Çdo ndryshim i politikës tonë të fshehtësisë do të vendoset në këtë deklaratë, në faqen e internetit dhe në çdo vend tjetër që ne e konsiderojmë si të përshtatshëm.

Ndryshimi i fundit: Mars 2012