Nuk keni produkte në shportë

Provo

Plotësojmë kërkesat tuaj

për më shumë se 22 vite

I dashur vizitor,
Përshëndetje dhe mirëserdhët në faqen tonë, pregatitur për t'ju dhënë një informacion rret nesh. Me pak fjalë, dëshirojmë t'ju tregojmë se si ka filluar historia jonë, çfarë na bën të ecim përpara, dhe sigurisht kush jemi ne. Ju mund të mendoni së Studio Moderna është e përbërë nga dy markat më të njohura Dormeo & Top Shop ... por është shumë më tepër se kaq ajo qe ne ofrojmë dhe bëjmë. Qëndroni me ne dhe vazhdoni të lexoni... ne ju premtojmë, është një histori interesante!

Studio Moderna u themelua në Slloveni, në vitin 1992. Fillimi ynë ishte modest por sigurisht me kalimin e viteve ajo u shnderruar në një nga historitë më të sukseshsme dhe të rëndësishme në Slloveni. Rruga jonë kishte sfida por ne gjithëmonë kemi besuar se duke punuar fort dhe me shumë entuziazëm dhe njohuri çdo gjë është e mundur. Në fillim të historisë sonë, mendoj që askush tjetër më mirë se themeluesi Z. Sandi Ceško mund të shpjegojë entuziazmin, pasioni, punën dhe sakrificën e gjithë këtij rrugëtimi të gjatë.

Disa fjalë nga tahemeluesi

Si filloi gjithçka? Isha duke punuar në kompjuter. Një miku im më prezantoi një rrip plastik për dhimbjet e shpinës. Mendova që po tallej, si mundet një rrip plastik të qetësoj dhimbjet e shpinës? Por gjithsesi une ja dhashë disa miqve të mi që kishin probleme të tilla. U surprizova, të gjithë më pohuan se kishin një përmirësim. Kështu i thashë bashkëshortes time, ndoshta duhet të fillojme një biznes?

Fillimi ishte i vështirë. Ne ishim duke shitur nëpërmjet reklamimit, dhe në rimbursonim çdo klient të pakënaqur. Shumë shpejt ne filluam të shisnim edhe në kanale të tjera shitjeje dhe jo shumë vonë edhe në shtete të tjera.

Dhe ja ku jemi, duke ndihmuar njërëzit çdo ditë dhe duke i bërë jetën më të lehtë me produkte inovative. Unë shpresoj se do të vazhdojmë të zhvillojmë produkte të reja dhe të sjellim sa më shumë lumturi në përditshmërinë tuaj.

Sinqerisht,
Sandi Ceško

Fillimet tona

E gjitha filloi në 1992 në një garazhd të vogël në Zagorje, një qytet i vogël në Slloveni ku themeluesi i Studio Moderna Sandi Ceško filloi të shiste një produkt që lehtësonte dhimbjet e shpinës të quajtur Kosmodisk. Ky produkt ndryshoi jetën e miliona njërëzve të cilët vuanin nga dhimbjet e shpinës dhe ishte i vetmi produkt jo-farmaceutik në treg.

Pas suksesit të Kosmodisk kompania filloi të rritej, duke vazhduar me markën e dytë - Top Shop dhe strategjinë e bisnezit multi-channel. Me spotin e parë televiziv në qershor të vitit 1996 një epokë e re filloi pasi kompania kaloi në marketing direkt - dhe asnjëherë nuk u mbyll.

Por një gjë nuk ka ndryshuar kurrë. Që nga dita e parë kompania mat vlerën e produktit duke u bazuar në avantazhin që i sjell individit.

Kënaqësia e klientit për ne është prioriteti kryesor.

Kush jemi ne sot

Studio Moderna sot është një kompani lider në fushën e tregtisë drejt konsumatorit në të gjithë Europën Qëndrore & Lindore, Rusi dhe Turqi.

Këto janë numrat për të cilët ne ndihemi krenar:

Ju mund të na gjeni në

21 Shtete Europiane

Produktet tona jane të disponueshme në

220 dyqane

Ne kemi ndërtuar

130+ faqe interneti në 21 gjuhë

Spotet tona transmetohen në

300+ Kanale TV

Presin telefonatat tuaja

4000 agjent në 28 call center

Ne Shërbejmë

400 million klient

Markat tona

Gjatë gjithë këtyre viteve kemi mësuar me të vërtetë kërkesat e klientëve. Ne jemi të përgjegjshëm dhe mendojmë për mjedisin, në përputhje me dëshirat tuaja ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur natyrën. Ne mendojmë që markat tona përmirësojnë jetën e njërëzve në aspekte të ndryshme - gjumë, ushqim, shëndet, fitnes dhe ne jemi të zotuar për të bërë më shumë dhe për tju orfruar më të mirën.

Nga marka jonë e parë deri te e fundit

Impakti i markave tona nuk është i limituar vetëm në tregun e Europës Qëndrore & Lindore, ne gjithashtu kemi sukses edhe në tegun internacional duke përfshirë Amerikë, Japoni, Mbretërinë e Bashkuar, Kore, Australi, Francë, dhe Itali. Ja ku janë markat tona.

Shpina juaj do t'ju jetë mirënjohëse!

Kosmodisk – nga viti 1992

Produktet KOSMODISK® nuk përdorin energji shtesë si magnet ose bateri. Testet kanë treguar se ajo ka zgjidhur më shumë se 80% të problemeve me dhimbjet e shpinës.

Forma e patentuar e nyjeve prej najloni hypoalergjenik është dizenjuar që të punoj pa ndihmën e ndonjë pajisje tjetër. Konfigurimi i nyjeve mbështëtet në të gjithë shtyllën kurrizore dhe masazhon si gishtat e një fizioterapisti.

TV-shopping

Top Shop – nga viti 1996

Nga një fillim modest me një spot në një nga kanalet televizive Slloveni në një nga kompanitë më të mëdha multi-channel në Europen Qendrore & Lindore – Top Shop është një nga markat më të njohura. Produktet Top Shop janë gjithmonë unike dhe të zgjedhura me kujdes duke ndihmuar njërëzit për një mënyrë jetese më të thjështë dhe për të jetuar shëndetshëm.

Produktet Top Shop janë gjithmonë unike dhe të zgjedhura me kujdes duke ndihmuar njërëzit për një mënyrë jetese më të thjeshtë dhe për të jetuar shëndetshëm.

Vizitoni faqen tonë Top Shop duke klikuar këtu

Thelbi i një gjumi të mirë

Dormeo – nga viti 2002

Në 12 vitet e fundit Dormeo është kthyer në sinonim për një gjumë të mirë e të shëndetshëm. Dormeo e ka filluar rrugetimin me një dyshek tek dhe me kalimin e viteve ai është kthyer në një markë e cila ka me shumë se 300 produkte të ndryshme.

Produktet Dormeo mund të gjënden në më shumë se 30 shtete, duke ndihmuar miliona njërëz të flenë më mirë.

Vizitoni faqen tonë Dormeo duke klikuar këtu

Liria fillon këtu

Bigfish – nga viti 2008

Të ruash dhe mbash pastër natyrën për fëmijët tanë - kjo është një nga pasionet tona më të mëdha. Kjo është arsyeja pse ne kemi punuar kaq shumë në krijimin e Bigfish, një biçikletë unike e cila paloset dhe krijimin e një koncepti të ri për bicikleta të cilat palosen. Bigfish ju ofron lirinë që mund të ndryshoni rutinën tuaj të përditshme të trasportit me autobuz, tram, makinë apo një ndërthurje biçikletë dhe autobuz, duke kursyer kohë dhe në të njëjtën kohë duke mbrojtur natyrën nga ndotja.

Gatuaj, festoj, çdo ditë

Delimano – nga viti 2010

Delimano është një marke me një pasion të dukshëm - gatimi. E gjitha filloi me linjën e qeramikës, por shumë shepjt Delimano e zgjeroi gamën me një shumëllojshmeri produktesh për kuzhinë me të cilat do të dashuroheni.

Qëllimi ynë është të jemi një ndër makrat premiere në produktet e kuzhinës në Europe dhe të ofrojmë produkte inovative, teknologji të avancuar, zgjidhje kreative dhe mbi të gjitha ushqimi që gatuhet me këto enë të jetë i shijshëm e i shëndetshëm.

Vizitoni faqen tonë Delimano duke klikuar këtu

Thjeshtë Vitalitet

Wellneo – nga viti 2010

Në vjështë 2012 filluam zhvillimin e produkteve të fitnesit. Filluam në Slloveni dhe shumë shpejt u zgjeruam në të gjithë shtetet e Europës.

Wellneo është një markë e regjistruar në 2010, dedikuar produkteve me cilësi të lartë.

Fitnes & Shëndet për ju dhe familjën tuaj

LiveActive – nga vitit 2011

LiveActive është marka e fundit e Studio Moderna krijuar për të ndihmuar individët të ndjekin një jetë të shëndtshme dhe më aktive. Me ndihmën e eksperteve dhe me ndihmën tuaj, ne ju rekomandojmë produkte me cilësi të lartë të cilat do t'ju ndihmojnë të ndiqni një mënyrë jetese të shëndetshme.

Ne besojmë...

... që çdo njëri meriton një jetë të mirë. Ne besojmë se çdo fëmije duhet të shkojë me pushime dhe çdo darkë duhet të ushqehet në pjatën e tij.

Ne besojmë se natyra është miku ynë më i mirë dhe aseti ynë.

Dhe kjo është arsyeja pse ne punojme shumë për të krijuar një bote më të mirë.

Përgjegjësi sociale

Ne në Studio Moderna, e kuptojmë që jemi pjesë e komunitetit. Në këtë mënyrë mundohemi ti japim një dorë - fëmijeve të uritur, personave në moshë të cilët janë të vetmuar, familjeve në nevojë, viktimave të fatkeqësive natyrore....

Përgjegjësi ekologjike

Bollëku i tokës nuk është i pashtershëm. Çdo kush duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë fakt - dhe ne në Studio Moderna i kushtojmë një vemendje të veçantë kësaj në çdo hap të punës tonë. Ne e dimë që imapakti ynë është i vogël por ne gjithashtu besojmë se çdo hap numërohet.

Ne jemi duke punuar shumë për të bërë më të mirën, me produkte cilesore Dormeo dhe Delimano, ne kemi investuar për një mënyrë transporti shumë miqësore për mjedisin bicikletën Bigfish, dhe ne jemi gjithëmonë këtu nëse shoqëria ka nevojë për ndihmën tonë.Dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, mënyra e jetesës eco është prezente edhe në zyrat tona, gjithashtu.

Përgjegjësi Eco në produktet tona

  • Eco, materiale të riciklueshme

    Çdo dyshek Dormeo është i prodhuar me materiale të riciklueshme. Gjithashtu, kur ne ju sjellim dyshekun e ri, ne kujdesemi dhe marrim dyshekun tuaj të vjetër.

  • Ceramica® eco-friendly material

    Enët qeramike delimano janë prodhuar me materiale natyrale të cilat janë shumë te mira për ne dhe planetin.

  • Pak nga natyra në shtëpinë tuaj

    Disa nga produktet tona janë të përbëra nga materiale natyrale - bamboo, aloe vera, eukaliptus.

  • Kursimi i energjisë

    Shumica e produkteve tona harxhojnë pak energji e në këtë mënyrë ju do të kujdeseni për mjedisin.

Përgjegjësi Eco ne zyrat tona

  • Ndarja e mbeturinave

    Ndarja e mbeturinave është një pjese e rëndesishme në përditshmërinë tonë në punë. Pothuajse të gjitha mbeturinat në zyrë merren për riciklim. Gjithashtu, ne nuk përdorim me gata plastike një përdorimshe.

  • Filtrimi i ujit nga çezma

    Ne ikurajojmë punonjësit tanë të pijne nga uji i rubinetit pasi ne kemi instaluar filtrues uji.

  • Kursim energjie

    Në zyrën tonë, çdo tavolinë është e paisur me llampa të cilat kursejnë energji dhe janë me sensor.

  • Dhurata të bukura

    Ne jemi krenar të tregojmë që produktet tona janë miqesore për mjedisin.

Kështu pra, këta jemi ne

Të dashur klientë,
Kjo është historia jonë. Historia se çfarë bejmë, se çfarë na bën ne të ecim përpara dhe kontibuti ynë në shoqëri. Asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishit ju. Ju jeni arsyeja pse ne zgjohemi çdo mëngjes dhe ne dëshirojmë t'ju falenderojmë për këtë.

Kështu - faleminderit që jeni pjesë e historisë sonë. Sinqerisht ne shpresojmë t'ju shërbejmë dhe t'ju ofrojmë produkte të cilat do t'ju ndihmojnë në jetën tuaj të përditshme.

Ekipi i Studio Moderna