Nuk keni produkte në shportë

Provo

Jastëk memory freskues Dormeo Memosan Cool Molded

Photo
Video

Jastëku Dormeo do t'ju mbajë freskët në verë! Me material memory dhe i pasuruar me xhel ruan temperaturen e dhomës gjatë natës!

Jastëk memory freskues Dormeo Memosan Cool Molded
6.990 Lekë
6.291 Lekë Club5
Na telefono në: 04 451 44 00
  • Më shumë
  • Detajet e produktit
  • Informacione Shtesë
  • Të dhëna teknike
Më shumë

Jastëku Dormeo do t'ju mbajë freskët në verë! Me material memory dhe i pasuruar me xhel ruan temperaturen e dhomës gjatë natës!

Më shumë
Detajet e produktit

Flini rehat në verë me Jastëkun memory me efekt freskues

A keni probleme me pagjumësinë gjatë netëve të nxehta të verës dhe dhoma juaj është shumë e nxehtë? Rifitoni qetësinë dhe freskinë me jastëkun me material memory dhe të pasuruar me një shtresë xheli freskues. Ky kombinim ju ofron një ambjet të freskët dhe të rehatshëm dhe është perfekt për netët e nxehta të verës. Vendosni kokën në jastëkun Dormeo i cili do t'ju mbajë freskët në verë! Ky jastëk i cili mund të kthehet nga të dyja anët me material memory dhe i pasuruar me xhel në njerën anë të tij. Ai ruan temperaturen e dhomës për gjatë gjithë natën dhe në këtë mënyrë do t'ju dhurojë freski. Gjeni rehatinë dhe freskinë në një jastëk dhe flini më mirë gjatë gjithë këtij sezoni të nxehtë!

Një jastëk i cili mund të kthehet në të dyja anët me material memory dhe shtresë xheli për më shumë freski gjatë netëve të verës

Ky jastëk do t'ju ofrojë kombinimin perfekt të rehatisë dhe mbështetjen e duhur për një eksperiencë gjumi të paharrueshme. Mund të kthehet në të dyja anët dhe siguron 2 sipërfaqe unike:

  • shtresë xheli në një anë për të siguruar mbshtetje dhe freski maksimale
  • sfungjer memory në anën tjetër për më shumë butësi dhe rehati

Avantazhi i shtresës së xhelit është që ai do të qëndrojë i freskët. Falë shtresës së xhelit në pjesën ku vendoset koka, ky jastëk është prodhuar posaçërit për të gjithë ata persona të cilët kanë vapë gjatë natës apo flenë në një ambjent i cili është i ngrohtë. Shtresa e xhelit në pjesën e sipërme të jastëkut rregullon temperaturën e dhomës, e cila është më e ulet se temperatura e trupit, dhe kështu e lejon të qëndrojë e freskët më gjatë.

Formë klasike, përshtatje dhe mbështetje ideale

Konture ergonomike dhe formë klasike, e cila siguron komfortin dhe mbështetjen e duhur të kokës dhe qafës për të përmirësuar gjumin. Shtresa e xhelit në njërën anë dhe materiali memory në anën tjetër ju lejon të zgjidhni mbështetjen e duhur për qafën dhe kokën. Është perfekt për ata të cilët flenë me shpinë, me bark apo anash.

Mbulesë e freskët çdo natë falë sistemit AirX

Për më shumë vetëajërosje dhe për të larguar lagështinë e tepërt nga mjedisi juaj i gjumit ne i kemi shtruar mbulesës së tij sistemin AirX i cili do të sigurojë një ambjent të freskët gjumi. Për më shumë mbrojtje këllëfi i tij është me mbrojtje CleanEffect, qe siguron mbrojtje ndaj bakterieve, papastertive dhe aromave te pakendshme.

Material memory per komfort maksimal

Ana tjeter e jastekut dhe pjesa e brendshme e tij jane te perbera me mateial memory, i bute, i cili ben te mundur shperndarjen e peshes menjehere. Materiali memory eshte dizenjuar per t'ju pershtatur pozicionit tuaj te gjumit duke ju siguruar pozicionin e duhur. Lejon shpinen te qendroje drejte duke i dhene mbeshtetjen e duhur qafes dhe kokes.

Ju siguron nje ambejt gjumi te paster dhe te fresket.

Shtrese xheli per me shume freski

Shtresa e xhelit do te qendroje e freket pergjate gjithe nates dhe do t'ju jape freksi gjate gjithe neteve te nexhta te veres. Xheli pershtatet me temperaturen e dhomes, e cila eshte me e ulet se temperatura e trupit, dhe keshtu koka juaj do te gjendet ne nje siperfaqe te freket dhe ju do te djeresini me pak se zakonisht.

Informacione Shtesë

Avantazhet:

  • Freski dhe rehati gjate neteve te nxehte te veres
  • Shtresa e xhelit ndihmon qe jasteku te qendroje i fresket
  • Mbulesa e tij me CleanEffect per mbrojtje ndaj bakterieve
  • Ideal per te gjithe pozicionet e gjumit
  • Ju jep freski gjate gjithe nates
  • Mbulesa e tj mund te lahet ne lavatrice me 40°

Rekomadohet për:

  • Për të gjithë ata të cilët flenë në një ambjent të ngrohtë dhe duan të shijojnë freskinë gjatë natës
  • Perfekt për të gjithë ata persona të cilët preferojnë sfungjerin memory
  • I përshtatshëm për të gjithë personat të cilët vuajne nga alergjitë
Të dhëna teknike
Bërthama Materiali: sfungjer viskozelastik PU (sfungjer memory); Shtresa e sipërme: sfungjer xhel PU
Forma e jastëkut anatomik
Linja Dormeo Vitality
Mbulesa Matriali: 100% polistër (sistem AirX); Këllëfi i brëndshëm: 100% polistër
Mbulesë Anti-Bakteriale Po
Programi Dormeo fjetja
Përmasat 40x60
lahet vetëm mbulesa me 40 °c

Vlerësimet e klientëve 0 Vlerësime

Si e vlerësoni këtë Produkt? *

1 1 yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star