Nuk keni produkte në shportë

Provo

Dyshek Dormeo Air Comfort Plus

Dyshek me Susta Sfungjeri Octaspring, me 3 zona mbështetje dhe 6 herë më shumë ajrosje se dyshekët e tjerë! Lartësia 23 cm, mbulesa mund të lahet.

Dyshek Dormeo Air Comfort Plus
Nga 54.990 Lekë Deri në
Zgjidh opsionin
Na telefono në: 04 451 44 00
  • Më shumë
  • Detajet e produktit
  • Informacione Shtesë
  • Të dhëna teknike
Më shumë

Dyshek me Susta Sfungjeri Octaspring, me 3 zona mbështetje dhe 6 herë më shumë ajrosje se dyshekët e tjerë! Lartësia 23 cm, mbulesa mund të lahet.

Më shumë
Detajet e produktit

Me e mira: Sfungjer dhe susta sfungjeri tani në një dyshek të vetëm

  • Sustat e sfungjerit Octaspring e bejnë dyshekun të përshtatshëm 3 Dimensionalisht
  • 3 zona komforti dhe i kthyeshëm në të dyja krahët zgjidhni sipërfaqen
    sipas butësisë dhe fortësisë.
  • Vetëajërosje superiore – 6x më shumë vetëajërosje
    në krahasim me dyshekët e tjerë.
  • Dyshek antibakterial dhe antialergjik, i përshtatshëm edhe për
    personat që vuajnë nga asma dhe alergjitë
  • Mbulesë që hiqet dhe lahet.
  • Lartësi premium: 23cm – për një
    eksperiencë gjumi të paharrueshme.

Nje dyshek me lartësi 23cm

Me shtresën e sustave të sfungjerit ky dyshek tani është më i lartë dhe ju do të ndjeni rehati sapo të shtriheni.

Përshtatje 3 Dimensionale – Pozicion gjumi perfekt

Dysheku Air Comfort Plus karakterizohet nga përshtatshmëria 3D e sustave elastike të vendosura në formë hojesh për të mundësuar elasticitet individual të sustave. Kjo nënkupton që panvarsisht pozicionit tuaj te gjumit – në anë, me shpinë apo përmbys, çdo sustë do të përputhet me formën dhe lëvizjen e trupit tuaj pa krijuar shtytje (presion) ndaj muskujve tuaj apo transferim të lëvizjes nga ana tjetër e dyshekut. Sustat përshtaten plotësish me peshën tuaj trupore, formën dhe pozicionin e gjumit, sikur dysheku të jetë prodhuar posaçërisht për ju dhe kërkesat tuaja.

Dyshek me nivele fortësie për rehati të personalizuar

Air Comfort Plus ka një bazë të kthyeshme, anën e fortë e të butë. Ju mund të provoni nivelet e ndryshme të fortësisë dhe të zgjidhni atë që ju përshtatet më shumë thjeshtë duke e kthyer atë. Dyshekët dopio (përmasa +160cm) vinë me dy pjesë të ndara në brendësi të këllëfit, duke ju mundësuar ju dhe partnerit tuaj të zgjidhni anën që ju përshtatet më mirë pa transferuar lëvizjen.

2 nivele fortësie

i butë

shumë i fortë

Sustat me nivelet e ndryshme të fortësisë janë të pozicionuara në bërthamën e dyshekut duke ju siguruar një mbështetje dinamike gjatë gjumit. 3 zona komforte të cilat sigurojnë mbeshtetje optimale për pjesë të ndryshme të trupit: koka, shpatullat, mesi, gjunjët dhe këmbët.

6x më shumë ajrosje – shijoni një gjumë të freskët

Sistemi special i veteajerosjes eshte si rezultat i struktures unike me susta sfungjeri, te cilat lejojne ajrin te qarkulloje brenda dyshekut, duke parandaluar nxehtesine dhe lageshtine. Eshte provuar qe sustat Octaspring sigurojne 6x me shume veteajerosje ne krahasim me dysheket e tjere, duke garantuar freski, higjene dhe gjume te shendetshem.

6X Më shumë Veteajerosjenë krahasim me dyshekët e tjerë

Trajtuar me Adaptive® Teknologji Zviceriane për rregullimin dinamik të temperaturës së trupit

Dysheku është i pasuruar dhe trajtuar me Adaptive – e cila mundëson të flini në temperaturë dhe kushte ideale. Stabilizon temperaturën dhe ju mban ngrohtë gjatë dimrit dhe freskët në verë.

Lehtësi në pastrim, Mbulesa lahet në lavatriçe

Për të shtuar jetëgjatësinë e dyshekut, mbulesa e tij mund të hiqet dhe mund të lahet në lavatriçe me 40°C.

3 zona

mbulesë që hiqet & lahet

i kthyeshëm

siguron vetëajërosje

 
Informacione Shtesë

Sustat Octaspring® xhepat e sfungjerit – mbështetje dhe rehati e plotë

Baza e dyshekut Dormeo Air Comfort përbëhet nga 1 shtresë sustash të larta elastike të vendosura në strukturën e hojeve. 8 kolonat mbështetëse me sustat sigurojnë përshtatshmëri 3D në varësi të formës dhe lëvizjes së trupit. Çdo sustë reagon në mënyrë individuale me konturet e trupit tuaj dhe pozicionit tuaj të gjumit – në anë, me shpine apo përmbys. Më pas, nën të ndodhet një shtresë me susta klasike që ofrojnë më shumë mbështetje.

Për më shumë rehati, sustat e veshura në xhepa individual janë të rrethuara nga nje shtresë me material Ecocell® përgjatë bazes, në anë dhe pjesën e poshtme. Kjo mundëson qarkullimin e duhur të ajrit dhe ofron përshtatshmërinë në pikat e duhura, ndërsa baza ju ofron mbështetjen e duhur.

  1. Mbulese poliester: 1 cm
  2. Ecocell®: 3 cm
  3. Susta Octaspring®: 3 cm
  4. Ecocell®: 3 cm
  5. Xhepat e sustave: 10 cm
  6. Ecocell®: 3 cm

3 zona komforti për mbështetjen e trupit tuaj

Sustat me fortesi te ndryshme jane pershtatur ne berthamen e dyshekut per te siguruar reahti dhe mbeshtetjen e duhur gjate gjithe nates.

  • Zona qëndrore ofron mbështetje të fortë, ne pjesen e legenit
  • Dy zonat e tjera ofrojnë mbështetje më të butë për shpatullat, mesin dhe këmbët.

2 nivele fortësie

i butë

shumë i fortë

3 zona

mbulesë që hiqet & lahet

i kthyeshëm

siguron vetëajërosje

 

I përshtatshëm për:

  • Cilindo që është duke kërkuar një dyshek të lartë
  • Personat që dëshirojnë një dyshek ergonomik i cili siguron mbeshtetje optimale për shpinën dhe mbeshtetje individuale për pjesët e tjera të trupit
  • Personat që janë duke kërkuak për një dyshek i cili është i kthyeshëm dhe lejon të zgjidhni sipërfaqen e gjumit sipas preferencës tuaj
  • Çiftet që kanë preferenca të ndryshme për fortësinë e dyshekut
  • Cilido që preferon një dyshek i cili parandalon transferimin e levizjeve nga njëra anë në tjetrën
  • Cilido që është duke kërkuar një dyshek me mbrojtje anti-alergjike dhe anti-bakteriale
  • Cilido që është duke kërkuar një dyshek të dizenjuar për ti rezistuar kohës dhe në të njëjtën kohë të jetë i rehatshëm

Të dhëna teknike
Bërthama Ecocell®, susta sfungjeri Octaspring® 3cm, Susta individuale në Xhep 10 cm
Fortësia e rregullueshme, mesatarisht i fortë, i fortë
Garancia 15 vite
Lartësia 23 cm
Linja Dormeo Harmony
Materiali i dyshekut Ecocell®, Octaspring/Susta sfungjeri, Susta individuale në xhep
Mbulesa Pjesa e sipërme: 63% poliestër, 37% viskoz, tegela me 100% polistër; Pjesa e poshtëme dhe anash: 100% polistër (AirX System)
Mbulesë Anti-Bakteriale Po
Mbulsa lahet Po
Programi Dormeo fjetja
Sholla e rrumbullakët Po
Zonat e fortësisë 3

Vlerësimet e klientëve 3 Vlerësime

5

3 Vlerësime

Produktet 3

Si e vlerësoni këtë Produkt? *

 
1 1 yll
2 2 star
3 3 star
4 4 star
5 5 star
Quality

Vlerësuar nga Armiona

23/09/2017

Super komfort
Cilesi absolute

Vlerësuar nga vjollca

05/02/2017

super
per nje gjum te qete dhe te rehatshem zgjidhni dormeo.... super....

Vlerësuar nga Lusio

25/12/2016

shume i mire
Dyshek shume i mire dhe i rehatshem

Produktet 3